Kryesore
Greqia do prodhojë kallashikovë rusë
Sapo Bashkimi Europian të heqë embargon ndaj Rusisë, Ministria Greke e Mbrojtjes do të hyjë në një marrëveshje ushtarake me Moskën për prodhimin ose montimin në Greqi të armëve të tipit kallashnikov. Duke folur para deputetëve në Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare, ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit të industrisë greke të mbrojtjes. “Greqia mund të sigurojë bashkë-prodhimin e një produkti me një vend jashtë NATO-s dhe jashtë BE-së, dhe të sigurojë certifikimit e produktit, i cili aktualisht prodhohet aktualisht në Rusi. Unë po ju them, që sapo të përfundojë çështja e embargos, do të ketë bashkëpunim në mes Greqisë dhe Rusisë dhe Sistemet e greke të Mbrojtjes do të fillojnë prodhimin e “Kallashnikovëve” në Patra. Për shkak se produkti do të prodhohet në industrinë greke të mbrojtjes greke do të marrë certifikatën e NATO-s dhe BE-së dhe mund të blihet nga të gjitha vendet e NATO-s.”-tha ministri grek i Mbrojtjes. Lajmi vjen dy ditë pas vizitës në Greqi të presidentit rus Vladimir Putin.
http://www.protothema.gr/politics/article/583155/o-kammenos-proanaggelle…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu