Lidhu me ne

Aktualitet

Kryeministri Rama për Elvis Rroshin

rama-roshi1

Elvis Rroshi dha sot dorëheqjen nga Kryetar i Bashkisë së Kavajës, me sa duket duke i paraprirë bërjes publike të disa dënimeve penale të tij në Itali të cilat nuk i kishte vetëdeklaruar në formularin e dekriminalizimit. Tashmë, ai rrezikon gjithashtu ndjekjen penale për deklarim të rremë.

Zoti Rroshi u rizgjodh vjet për një mandat të dytë si kryebashkiak i Kavajës. Gjatë pesë vjetëve të fundit, ai ka pasur jo vetëm mbështetjen e plotë të Kryeminsitrit Rama por edhe miqësinë dhe vlerësimin e jashtëzakonshëm të kryeminsitrit.

 

Maj 2013:

“Këtu [në Kavajë] ka pasur një ngërç shumë të madh para se të ndodhte ndryshimi i madh që ishte fryt i kandidaturës së Elvis Roshit dhe punës së tij që mori përsipër ndryshimin e madh në Kavajë.”

Qershor 2015:

“Më thanë që ka ardhur Luli këtu dhe ka bërë pyetjen si e quajnë Elvis apo Ervin Roshi. Unë kam një pyetje tjetër, si e quajnë kryetarin e PD, Sali apo Lul, se sa i përket kryetarit të bashkisë këtu, e quajnë Ervin apo Elvis, unë them që e quajnë qytetarin e parë të Kavajës.”

“Nuk ka asnjë mister në emrin e tij. Ashtu si mijëra të tjerë, që në vitet e vështira të emigrimit trajtoheshin si mos më keq dhe dëboheshin si emigrantë të paligjshëm, edhe ai ka qenë i dëbuar.”

“Ajo që ka sot rëndësi është se, sot ai është i nderuar.”

“Në Kavajë nuk ka nevojë të flasësh shumë. Mjafton të kesh sytë në ballë për të kuptuar gjithçka për të mos pasur as më të voglin dyshim se nga është drejtimi i duhur”.

“U desh fitorja e Elvis Roshit, u desh kthimi i madh i pishtarëve dhe demokratëve të Kavajës, që e kuptuan se drejtimi i duhur ishte Elvis Roshi dhe Partia Socialiste.”

Shkurt 2016:

“Kisha dëshirë të ftoj në skenë, ‘kriminelin’ që drejton Kavajën….”

“Kemi kaluar një ligj për dekriminalizimin, sipas këtij ligji nuk shpëton askush që ka bërë diçka. Mezi po pres zbatimin e ligjit, që t’i coni letër Lulit, e ti thoni po ky si shpëtoi.”

“E patë çfarë bëri në Kavajë Elvisi, apo Ervin, hë si e ke emrin, se nuk dihet sa emra ke ti!”

Prill 2016:

“Elvis Rroshi është shembulli i përpikmërisë së realizimit të projekteve të Rilindjes Urbane.”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet52 minuta më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar18 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix19 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar19 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar19 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport19 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar19 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet19 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix22 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix22 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Facebook