Aktualitet
Rama ngacmon britanikët
Rama, si gjithnjë, ka ditur të zgjedhë batutën e duhur, për të shpërthyer në të qeshura e duartrokitje përfaqësuesit britanikë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Çështja është shumë serioze, sepse ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe debatet për largimin nga BE-ja të Britanisë. Por kryeministri ka ditur t’u rrëmbejë buzëqeshjen dhe duartrokitjen britanikëve.,
Ja çfarë u tha Rama:
‘’Kush do ta mendonte se unë pas 10 vitesh unë do isha kryeministri dhe ju do donit të largoheshit nga Bashkimi Europian dhe do t’u thosha: Ju lutem mos ikni!
Një zotëri më tha: Ju largoheni nga BE-ka, por bëhumo pjesë e një klubi të ri të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bosnjës e kush e di se kush tjetër. Dhe duke ditur se zotëria e kishte seriozisht…
Ndoshta jemi shumë naivë që mendojmë se BE-ja është ajo që mendojmë ne se është dhe ndoshta ju e keni humbur kapacitetin për të qenë naivë.
Por nuk preferoj të jem në vendin tuaj, preferoj të jem në vendin tonë, të vazhdojmë të duam të jemi pjesë e BE-së.
Ju lutem mos u largoni nga BE! Faleminderit!’’
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu