Aktualitet
Çfarë është Asambleja Parlamentare e NATO-s
Gjatë këtyre ditëve, Asambleja Parlamentare e NATO-s po zhvillon punimet e saj në Tiranë.
Por, çfarë është institucioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s e shpjegojmë më poshtë:
- Asambleja Parlamentare është një institucion i pavarur nga NATO, e cila shërben si një lidhje ndërmjet NATO-s dhe parlamanteve të vendeve anëtare të të saj.
- Asambleja Parlamentare nuk ka një rol të drejtpërdrejtë në politikat e NATO-s.
- Asambleja Parlamentare ka për qëllim t’i paraqesë qeverive një mendim të përbashkët të parlamenteve mbi çështjet e Aleancës, duke luajtur rol në mënyrë të tërthortë në politikën e NATO-s.
- Asambleja Parlamentare përbëhet nga 257 delegatë të 28 vendeve anëtare të NATO-s. Çdo delegacion është i bazuar në madhësinë e vendit dhe reflekton përbërjen e parlamentit. Delegatët emërohen nga parlamentet e vendeve përkatëse sipas procedurave të vetë vendit.
- Asambleja Parlamentare financohet nga parlamentet apo qeveritë e vendeve anëtare. Kontributi financiar i secilit vend përcaktohet më të njejtin kriter që përdoret për përcaktimin e buxhetit të NATO-s. Asambleja merr edhe një kontribut financiar nga NATO.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu