Aktualitet
Fitova unë puna
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka marrë një revansh ndaj të gjithë e kundërshtuan për projektin e tij te Parku i Liqenit.
Me një thirrje që mbart brenda jo pak krenari dhe shfaqje triumfi ndaj shoqërisë civile dhe Partisë Demokratike që protestuan ashpër, Veliaj shkruan “SHPËRNDAJE nëse beson se puna e mund dhunën!”.
“Jemi gati! Dhe 3 ditë gjer më 1 Qershor për këndin më të madh të fëmijëve! Mirënjohje kolegëve që punuan me 3 turne pavarësisht dhunës, shkatërrimit e fyerjeve. E mira, e bukura dhe e drejta vonojnë, por triumfojnë! Merr fëmijët e shihemi më 1 Qershor. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen”, shkruan Veliaj dhe parqet albumin e mëposhtëm me foto.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu