Aktualitet
Pse Tahiri kaq i lumtur?
Ministrin e Brendshëm nuk e mbante vendi. Eshtë 37 vjeç, por në parlament, sot ngjante me një fëmijë të lumtur. Surpriza për 45 vitet e punës së Xhemil Halulit, policit të rrugores ka qenë një gjetje perfekte për marketing politik. “Viktima” e parë ishte Niko Peleshi. Zëvëndëskryeministri e pa videon e Xhemilit me qetësi dhe e shoqëroi me komplimentat e rastit. Mimi Kodheli qëndroi indiferente, edhe pse ishte një karrige larg. Përshëndetja e mirësjelljes mjaftoi që Saimiri të kërcejë nga karrigia dhe t’i vërë para videon e policit. Shiheni në pamjet më poshtë si shkon të ngacmojë me duar Ditmir Bushatin dhe Damian Gjiknurin. Dy ministrat e përcjellin me batuta dhe ministri sheh nga larg Erjon Braçen. I vë para fytyrës videon e policit dhe e detyron ta shohë edhe ai. Braçe bëzdiset shpejt dhe Saimiri kthehet përsëri te dyshja Bushati-Gjiknuri. Sheh për të disatën herë, të njëjtat pamje, krenar për suksesin që korri në media. Fat i keq që Rama është në Suedi. Ai po, që di t’i vlerësojë këto gjetje./Lapsi
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu