1

Temperatura e lartë nuk është sëmundje por simptomë. Asnjëherë mos e ulni temperaturën në mënyrë drastike me ila çe antipiretikë, si: ibuprofen, naproksen, ketoprofen etj. Di çka e tillë mund të ngatërrojë diagnozën dhe tek fëmijët e vegjël mund të shkaktojë konvulsione.

Ushqime që duhen preferuar: Personat me temperaturë nuk kanë oreks. Energjitë e tyre në fakt nuk mund të përqendrohen tek tretja, por shfrytëzohen për të prodhuar antitrupa. Zgjidhni produkte të ushqyeshëm, por të lehtë: kosi, fruta të pjekur, lëng mishi pule (i pasur me antibiotikë natyralë).

Ushqime që duhen evituar: Ushqime që kërkojnë një impenjim tretës, si: lloje të ndryshme të sallamit, ëmbëlsirat, mishi i kuq, ngjëratat.

Kurimi me bimë

Qumësht me mjaltë dhe shereblë: Në një filxhan qumësht të valuar zieni për 10 minuta 10 gram lule sherebele të freskët, duke e ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Pini dy filxhanë në ditë.

Valim ulliri. Zieni për 10 minuta 20 gram gjethe të thata ulliri. Pini një filxhan kafeje nga ky  çaj kur të nevojitet.