Lidhu me ne

Aktualitet

Kur iku Balili pse të mos ikë dhe Hasan Halili?

hasanizmi-768x512

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halilaj, i shpallur në kërkim nga policia, nuk gjendet në banesën e tij në Kukës. Policia nuk ka mundur ta vërë në pranga, pavarësisht disa kontrolleve.

Hasan Halilaj është një tjetër përfaqësues i LSI që pritet të arrestohet.

Pas rasteve në Lushnje, të ish-drejtoreshës së Arsimit, Luiza Tabaku, ish-shefit të Emergjencave po në Lushnje, apo rastit të zyrtarëve të tjerë të lartë, që përfaqësonin LSI në Korçë, Elbasan, Dropull apo dhe në ndonjë qytet, ish-kryebashkiaku i Kukësit është kryqëzuar nga drejtësia me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Pas Klement Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, edhe Halilaj ka arritur të zhduket.

Policia e Kukësit shkoi të martën të ekzekutonte urdhrin e arrestimit, por nuk e gjeti në shtëpinë e tij, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë.

Katër makina qëndruan aty për disa orë, por familjarët i thanë shefit të policisë se nuk kanë asnjë dijeni ku ndodhej Halilaj dhe se në kontaktin e fundit që ata kishin pasur, ai ndodhej në Tiranë për çështje pune.

Nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, Hasan Halilaj u padit nga drejtuesit e rinj të Bashkisë në datën 14 shtator 2015, për abuzim me fondet publike dhe financim të paligjshëm të futboll klub Kukesit dhe transferim të aksioneve të tij.

Tre muaj më vonë, më 16 dhjetor 2015, Bashkia e re e Kukësit bëri kallëzimin e dytë penal ndaj ish-kryebashkiakut për mospagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të punonjësve të Bashkise në një periudhë 4-vjeçare.

Një vlerë e cila kalonte 1 milion euro me gjobat dhe kamatëvonesat.

Që nga kallëzimi i parë e i dytë, Prokuroria e Kukësit zhvilloi hetimet përkatëse derisa i kërkoi Gjykatës së Kukësit arrestin me burg.

Tre ish-zyrtarët e tjerë u vunë në pranga menjëherë.

Hasan Halilaj erdhi në krye të Bashkisë Kukes në vitin 2007, si përfaqësues i Partisë Demokratike, parti të cilën e drejtoi në mesin e viteve 2000.

Mandatin e dytë, po nën siglën e PD-së, e mori në vitin 2011, por në maj të vitit 2013, në kulmin e fushatës zgjedhore parlamentare, Hasan Halilaj hoqi dorë nga PD duke deklaruar anëtarësimin e tij në Lëvizjen Socialiste për Integrim, nën siglën e së cilës kandidoi për mandatin e tretë të kryebashkiakut, por që humbi me më shumë se 3300 vota ndaj kryetarit të sotëm të Bashkisë, Bashkim Shehu.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix14 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar14 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar14 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport14 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar14 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet14 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix17 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix17 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix19 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook