Kryesore
Edi Rama rrit me 62% shpenzimet për argëtim
Edi Rama rrit me 62% shpenzimet për argëtim, por i ul për funksionet themelore

Shpenzimet për argëtimin dhe kulturën, edhe pse simbolike kanë pësuar rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit.
Nga ana tjetër, shpenzimet për funksionet themelore kanë pësuar rënie të përgjithshme me 8 përqind në tremujorin e pare, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shpenzimet për shërbimet publike kanë rënë me 9.4%, për mbrojtjen kanë rënë me 38%, për çështjet ekonomike rënia është -68%, për shërbimet e strehimit me mbi 8 %.
Me rritje kanë vijuar shpenzimet për argëtimin dhe kulturën, të cilat u zgjeruan me 62 për qind në tremujoirn e parë. Në vlerë absolute shpenzimet për argëtim ishin 8.5 milionë euro. Rritja shumë e lartë e tyre ka bërë që ato të arrijnë në 14% të shumës që qeveria ka shpenzuar për shëndetësinë për tre muajt e parë të vitit.
Shpenzimet për arsimin pothuajse vijojnë në të njëjtat kuota të një viti më parë dhe ato për shendetësinë janë rritur me 6.7%. Gjithashtu shpenzimet për mbrotjen sociale janë në vend numëro, raporton Monitor.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu