Në parkun e Liqenit pothuajse ka mbaruar ndërtimi i objekteve pjesë e të ashtuquajturit kënd lojrash në Parkun e Liqenit, i cili më së shumti përbëhet nga objekte betoni si tavolina betoni ping-pongu, mure betoni për t’u kacavjerrë, fusha betoni basketbolli të mbuluara sipër me gomë, etj.
Bashkia Tiranë ndërkohë ka gjetur një zgjidhje “të zgjuar”: mbulimin me bar sintetik të një pjese të betonit. Nuk dihet nëse tapeti shërben për të fshehur betonin apo për të zbutur goditjen në rast përplasje, por një gjë është e qartë: dheu dhe bari natyral i plotësojnë më mirë këto qëllime.
Fotot nuk kanë nevojë për koment.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu