Lidhu me ne

Aktualitet

Reportazhi tronditës: Tirana, qyteti pa trotuare

Ky filmim është realizuar nga 27.al në një prej rrugëve të kryeqytetit. Në shumë rrugë e rrugica të tjera të kryeqytetit janë realizuar fotografi, të cilat japin të njëjtën pamje, trotuare të shkurtra e të ngushta rreth 20 cm ose rrugë pa trotuare fare. Në shumë prej tyre ka copëra trotuaresh që të gënjejnë e nis të ecësh atje e pastaj vihesh me shpatulla në mure për të ecur pak metra drejt destinacionit…. Imagjinoni një mama me beben e saj në karrocë, e cila niset nga shtëpia për ta çuar në kopësht fëmijën e saj, apo për një shëtitje?!

tirana18Sa e lehtë është për të, të kalojë çdo ditë në këtë rrugë pa trotuar. Imagjinoni një të moshuar se çfarë beteje e përditshme i duhet për të kaluar nëpër rrugicën e banesës së tij. Nuk mund të diskutosh më pas që në këtë trotuar të kalojë një invalid me karrocën e tij. Në çdo lagje ka fëmijë, ka të moshuar, mund të ketë edhe invalid, por rrugët nuk i plotësojnë as minimumin e standardeve duke u bërë në shumicën e sipërfaqes së kryeqytetit të pakalueshme.

Si kjo rrugë që shfaqet në video pa trotuarë, janë shumica dërrmuese e rrugëve të Tiranës. Një qytet i pushtuar nga betoni, ku babëzia e ndërtuesve  ka shkuar deri atje sa i ka grabitur qytetarëve këmbësoret e tyre. Kjo babëzi lidhet pikërisht me ata që e drejtuan Tiranën këto 15 vitet e fundit.

Betonizimi i Tiranës ka nisur masivisht në mandatin e parë të kryebashkiakut Rama në vitin 2000-2011 dhe ka vazhduar deri tek kryebashkiaku Basha në mandatin 2011-2015. Edi Rama qëndroi për 11 vite në krye të Bashkisë së Tiranës, kohë kur ka ndodhur pjesa më e madhe e betonizimit. Ndërsa Lulzim Basha ka qëndruar katër vite në krye të kësaj bashkie duke kontribuar gjithashtu në betonizimin e Tiranës  dhe sjelljen deri në këtë formë të një qyteti me standarde të mjerueshme.

tirana 31Kryesisht Rama, por edhe Basha, i kanë dhuruar kryeqytetasve një vend praktikisht të pabanueshëm. Këta të dy që e drejtuan Tiranën 15 vjet i kanë hequr të drejtën qytetarëve të ecin në rrugën e tyre. Kur nuk mundën e as patën dëshirë t’i japin Tiranës minimumin, rrugën për të ecur, e pamundur të besojmë se këta dy liderë, në krye të dy partive të mëdha, do të mund t’i japin Shqipërisë rrugën e duhur drejt qytetërimit, drejt Bashkimit Europian, që vazhdojnë e premtojnë përditë.

 

tiran 1

tiran4

tirana2

tirana3

tirana5

tirana6

tirana10

tirana14

tirana13

tirana16

tirana17

tirana21

tirana24

tirana30

tirana34

tirana23

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix15 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix15 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix15 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar16 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix16 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar16 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix17 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix17 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar17 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook