Lidhu me ne

Kryesore

Paradoksi, qeveria e quan sukses arratisjen e Balilit. Policia ende pa komunikatë zyrtare për operacionin

image_2016_05_20_1010_1463734588

Kryeministri Rama tundi dje një variant të korrigjuar të komunikatës së Europol për të bërë policinë shqiptare pjesë të operacionint ndërkombëtar të antidrogës që vuri në pranga anëtarët e një organizate të narkotrafikut, koka e së cilës ishte zyrtari shqiptar i Ministrisë së Transporteve, Kelmend Balili, i cili në fakt i shpëtoi arrestimit. Paradoksi është se ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e quan sukses moskapjen e Balilit, i dyshuar për lidhje dhe mbështetje të fortë politike në Shqipëri. Komunikata e korrigjuar e Europol theksonte se Shqipëria kishte rol mbështetës në këtë operacion, por policia shqiptare nuk ka dalë akoma në një komunikim zyrtar lidhur me këtë operacion ku ajo pretendon se ishte pjesë dhe që mbi të gjitha që kishte si qëllim shkatërrimin e një organizate kriminale që dirigjohej nga Shqipëria.
I pyetur në emisionin “Opinion” nëse Balili ishte në skedarët e policisë ministri dha një përgjigje që reflektoi mungesën e dëshirës për të folur për Kelmend Balilin.
Fevziu: A figuronte ky person me precedentë penalë në Sarandë?
Tahiri: Pse duhet ta di unë?
Fevziu: Sepse ishte një drejtor i rëndësishëm në Sarandë…
Fevziu: A dini gjë ku është Klemend Balili?
Tahiri: Unë nuk jam punonjës policie.
Rasti Balili ka implikuar rëndë qeverinë shqiptare dhe përpjekja për ta veshur me sukses arratisjen e tij është një standard, të cilin qeveria duhet ta mbajë për vete pasi është e tepërt t’ia përcjellë publikut dështimin si sukses.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook