Lidhu me ne

Aktualitet

Nga buron bindja e PD se policia ka përgjuar dhe çfarë roli kanë shërbimet partnere?

Mazhoranca sinkronizoi  repartin politik dhe atë mediatik për të kategorizuar letrën sqaruese të policisë italiane për pajisjen e përgjimit si epilogun e një historie që  nxori të diskretituar opozitën me përqasjen “shumë zhurmë për asgjë”. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri foli për një “përthyerje” që i mëshon faktit se “pajisja ka qenë vetëm didaktike dhe nuk ka patur kapacitetet teknike për të përgjuar”.

“Nuk ka ndodhur kurrë që policia italiane të sjellë në Shqipëri një pajisje të paligjshme përgjimi, se dhe ajo pajisje që ka ardhur në mënyrë të ligjshme, nuk përmban as mundësinë teknike të bëjë përgjim, se dhe ajo pajisje trajnimi për policinë shqiptare është një pajisje didaktike, e cila, edhe sikur të çmendet ndonjë operator, nuk mund të bëjë përgjim, se nuk përmban kapacitetin fizik të bëjë përgjim”, deklaroi ministri në parlament.

A i heq ky argumentim të gjitha dyshimet  dhe shqetësimet për paisjen në fjalë dhe qëllimin e përdorimit të saj? Tahiri në këtë betejë duket disi i vetëm dhe në përgjithësi brenda mazhorancës ekziston skepticizmi se policia fsheh diçka, por gjithsesi letra e policisë italiane u duk si një kamardare shpëtimi për ministrin dhe drejtuesit e lartë të policisë shqiptare. Opozita ndërkaq vazhdon të këmbëngulë se futja e paisjes në fjalë në Shqipëri është bërë në mënyrë të paligjshme. Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka përcolli sot një të dhënë domethënëse që nëse rezulton e vërtetë i jep një të tjetër dimension çështjes. Ai tha se informacioni për përgjim nga policia i shkoi SHISH-it përmes shërbimeve partnere. Nëse siç thotë opozita në këtë çështje janë investuar shërbimet partnere, atëherë shqetësimi kapërcen kufijtë e opozitës politike. Prokuroria e ka dokumentuar letrën e policisë italiane dhe e ka bërë atë pjesë të hetimit dhe nxitimi i mazhorancës për ta quajtur të ezauruar çështjen pa pritur përfundimin e hetimit ngre të tjera pikëpyetja./Respublica

basha-ne-polici-3-700x447_2016_05_19_2222_1463688110

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix13 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar13 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar13 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport13 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar13 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet13 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix16 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix16 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix18 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook