Lidhu me ne

Kioske

“Fajësimi i partnerit sjell krizën në çift”

Couple arguing in dining room

Couple arguing in dining room

“Fajësimi i partnerit sjell krizën në çift”, – shprehet Robert Neuburger. Lajtmotivi i përjetshëm i çifteve në krizë: “Është faji yt… për fajin tënd… ti e ke fajin…” Si të dalim nga kjo situatë dhe si ta kalojmë këtë pengesë? Lexoni pikëpamjen e psikoterapistit Robert Neuburger.

Psikologji: Ju mendoni se fajësimi është shkaku kryesor i shfaqjes së krizës në çift ditët e sotme. Ku bazoheni për këtë konstatim?

Robert Neuburger: Në të shkuarën, ekzistonin “teknika” të tjera për të shprehur kundërshtimet midis partnerëve. Ndjenja e turpit ishte një motor i fuqishëm: ne kishim turp nga tjetri, nga familja etj. Ekzistonte një kontekst social shumë i fortë dhe i rëndësishëm: prindërit, komuniteti, qyteti apo fshati ku jetonim… Të hedhim një vështrim mbi të kaluarën dhe mënyrën se si e shihnim femrën adulte! Gjykimi për femrën në ditët e sotme ka ndryshuar plotësisht në shoqëri. Sot mendohet se këto histori sentimentale të mëparshme tregonin mbi intimitetin në çift dhe njerëzit e kohëve moderne edhe mund të qeshin për shumë mosmiratime apo paragjykime të marrëdhënieve të dikurshme. Mirëpo edhe çiftet e sotme, për problemet e tyre, nuk gjejnë zgjidhje te ligji apo shoqëria. Atyre u jepet drejtim përmes dialogut në çift, ku secili ka prirjen të fajësojë tjetrin.

Psikologji: Por, a mund të jetojmë në çift pa e fajësuar partnerin?

R.N: Shumë çifte jetojnë në paqe me shkallë të ndryshme të fajësisë midis tyre. Por gjërat përkeqësohen nëse ekzistojnë probleme serioze. Psikologët nuk rreshtin së thëni në terapitë e tyre: “Dialogoni pa u lodhur”, por ka gjasa që ky dialog ka edhe kundërshtime, keqkuptime që e përkeqësojnë situatën dhe jetesën në çift. Qenia njerëzore është e gatuar në mënyrë të tillë që “dialogimi i famshëm” të konceptohet nga tjetri si një kundërshtim, një tentativë për të fajësuar, si përgjegjës i prishjes së lidhjes. Nga keqkuptimet: një fjalë e thënë që na lëndon, mospranimi i një ideje, projekti etj.

Psikologji: Prej nga lind kjo prirje për fajësinë e tjetrit që mund të sjellë ndarjen në çift?

R.N:. Që në fëmijëri. Më e njohura është ajo që lind në kohën kur jemi në stadin e shfaqjes së kompleksit të Edipit, e frymëzuar nga babai… Fajësimi i vëllazërisë lind më vonë, kur fëmija është 5 apo 6 vjeç dhe fillon të kuptojë nocionin e grupit. Këtu lind ndjenja e fajësisë si pasojë e mungesës së solidaritetit dhe e besnikërisë. Këto prirje si meshkujt edhe femrat i manifestojnë edhe në rritje, kur kanë një raport në çift.

Psikologji: Mënyra se si ne fajësojmë tjetrin, vjen nga mënyra se si ne jemi fajësuar që në vogëli?

R.N: Ka shumë mundësi që atë që kemi pësuar në vogëli ta projektojmë te partneri në të ardhmen. Njeriu ka frikë se duke qenë në vazhdimësi i fajësuar, sidomos nga partneri, i krijohet përshtypja se po kthehet në fëmijëri, se po vendoset në pozicionin infantil të tij. Të qenit i fajësuar është një armë e rrezikshme, sepse kështu ne humbasim rolin tonë prej të rrituri duke u vendosur në rolin e një fëmije që qortohet nga prindërit. Një situatë e tillë dhemb shumë në jetën seksuale të çiftit. Ne kështu humbasim identitetin tonë seksual prej të rrituri që na e ka dhuruar ndjenja e dashurisë.

Psikologji: Si të dalim nga kjo gjendje?

R.N: E rëndësishme është që të heqim dorë nga automatizime fajësimi që i bëjmë partnerit apo anasjelltas, por të jemi të ndërgjegjshëm për sjelljet dhe qëndrimet tona. Duhet shumë punë, mirëpo nëse arrijmë të jemi realist dhe komunikues, është një hap shumë i frytshëm dhe i shëndetshëm për marrëdhëniet tona. Sekreti i vetëm është që t’i marrim gjërat me humor./Psikologjia

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske7 minuta më herët

15 thënie për politikën: Votoni për njeriun që premton më pak- ai do të jetë më pak zhgënjyes!

Ju ftojmë të lexoni disa thënie të zgjedhura që flasin për politikën: Vaclav Havel: “Nuk ka më komunist se ish-komunisti që...

Mix12 minuta më herët

10 vendet më paqësore në botë

Instituti për Ekonomi dhe Paqe, ka publikuar rezultatet e tij për indeksin global të Paqes 2024, i zhvilluar nga 163...

Mix39 minuta më herët

Qumësht me mjaltë – Baza e shëndetit

Mjalti bën çudira. Qumështi është shumë i mirë për shëndetin gjithashtu. Të dyja së bashku janë jo vetëm një kombinim...

Mix41 minuta më herët

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm kryesisht tek medikamentet si paracetamoli,...

Mix48 minuta më herët

12 këshilla për shkrimtarët e rinj nga Stephen King

Shkrimtari i njohur Stephen King në një intervistë për ”The Atlantic”, ndan disa këshilla ose, siç i quan ai, rregulla,...

Mix59 minuta më herët

Mjalti është më i mirë dhe më efikas se antibiotikët

Hulumtimet sugjerojnë se mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e kollës . Dhe mund të jetë edhe më efektiv se...

Mix1 orë më herët

Pastrimi i vesheve te femijes, kujdes me kunjat e pambukut

Të kujdesesh për higjienën e fëmijës nuk është diçka e thjeshtë, duke qënë se kërkon një kujdes të veçantë. Edhe...

Mix1 orë më herët

Sa herë në ditë dhe si duhet t’i lajnë duart fëmijët?

Larja e duarve është një proçes shumë i rëndsishëm, sepse parandalon transmetimin e mikrobeve. Shpesh ua bëjmë këtë pyetje fëmijëve “A...

Mix2 orë më herët

Threads: 20 milionë përdorues aktivë mujorë

Mark Zuckerberg njoftoi se Threads ka arritur 20 milionë përdoruesve aktivë mujorë që nga dhjetori 2024. Mark Zuckerberg, CEO i...

Radar2 orë më herët

Kuvendi i errësirës

Nga Irena Beqiraj Kur Helena Kaçe e Partisë Socialiste tejkaloi Lenka Cukon e Partisë së Punës duke thënë që: “E meta...

Facebook