Lidhu me ne

Aktualitet

Çfarë po ndodh kështu me jetimoret?

Skandali në jetimoren e Shkodrës ka përftuar të tjera nota emocionale përmes dëshmive të fëmijëve që janë publikuar në emisionin “Top-Story” në “Top-Channel”. Rasti është denoncuar nga Avokati i Popullit pas një kontrolli në Sarandë. “Skandali i radhës u zbulua nga institucioni i Avokatit të Popullit. Grup i tij i kontrollit ndodhej në Sarandë për të zbuluar një rast ku vajzat që mbushnin moshën dhe dilnin nga jetimorja binin pre e një rrjeti trafiku prostitucioni, ndërsa djemtë në trafik droge. Duke hetuar këtë rast, për të cilin duhen ende prova, mori dëshmi për një tjetër institucion, atë Shkodrës, nga një dëshmi e rastësishme. Dëshmia i çoi për kontroll në Shkodër, ku grupi i kontrollit mësoi jo një rast, por disa të tillë për dhunë, rrahje, fyerje, e deri në dhunim seksual. Pas denoncimit të bërë në prokurori nga Avokati i Popullit, prokuroria e Shkodrës ndërmori një hetim të menjëhershëm nga ku rezultoi se kishte baza dhe dyshime të arsyeshme se ato që dëshmonin fëmijët të ishin të vërteta. Për tre vajzat e denoncuara për dhunë seksuale akuzat u vërtetuan edhe shkencërisht. Ato do të paraqiten si prova me e pakundërshtueshme në gjykatë”, raporton TCh.

Dëshmia 1 “…kam dijeni për dhunën fizike të ushtruar nga edukatorja ndaj nje fëmije 9 vjeç. Kjo ngjarje e ndodhur në Janar 2016, në kohën kur fëmija ishte bërë synet dhe ishte akoma me plagë. ai erdhi dhe më takoi vetë në korridor dhe më tha se i ka rënë zysha me shkop të karriges tek plaga dhe ishte gjakosur.. Ky veprim ishte bërë tek një nga dhomat e mësimit, në prani tëfëmijve të tjerë të mitur.Të nesërmen për këtë veprim i kam thënë drejtorit në zyrën e tij dhe ai më tha se e ka për të mirën e vet. Në fillim të vitit 2015, një fëmijë tjetër i kësaj shtëpie, është larguar nga shtëpia dhe kur erdhi të nesërmen më tha duke qarë se, djali i madh i drejtoreshës e kishte rrahur. Veç sa sipër, kam vënë re se zyshat, u kërkojnë fëmijëve të vegjël 10-12 vjeç, për të pastruar korridoret dhe banjat, si djemve ashtu edhe vajzave. Gjithashtu kam për të thënë se psikologja sjell shpesh në Shtëpinë e Fëmijës djalin e saj 14 vjeçar, i cili sillet keq me fëmijët duke i goditur dhe me shpulla”.

Dëshmia 2 “Kur jam kthyer nga Tirana, ku kam qenë për vizitë pranë familjes time, shoku im që është 13 vjeç më tha se gjatë një ekskursioni në Razëm kishte parë nje djale që ngacmonte nje 12 vjecare”.

Dëshmia 3 “Kam dijeni se para dy vjetëve, mund të ketëqenë muaj vere, kur një ditë shoku im më tregoi një video në celularin e tij ku zysha godiste nje nxenes 13 vjeç tek klasa e mësimit, me shkop në trup dhe ai qante e bërtiste”.

Dëshmia 4 Në Razëm kemi shkuar më 1 Qershor 2015, kur kam parë një djalë që ngacmonte një vajze 12 vjeç, duke qenë të zhveshur nga mesi e poshtë, të dy. Kjo ka ndodhur tek një shtëpi e vjetër dhe unë i pashë pasi i ndoqa nga prapa”. Dëshmia 5 “..kur isha 8-9 vjeç isha i sëmurë dhe nuk bëja detyrat dhe zysha me nxori nga klasa. Mandej me thirri tek një klasë tjetër (quhet kompani).Kishte të fshehur prapa një shkop, më kapi për dore dhe më çoi tek dushet, e mbylli derën dhe më gjuajti me shkop. Pasi më ra me shkop në trup, më mori me të mirë dhe më tha hajde mos qaj”.

***

Ndërkohë sot në emisionin “Stop” në “TvKlan” janë përcjellë të dhëna për atë që ndodh në jetimoren e Sarandës, duke shtruar nevojën e një ndërhyrjeje urgjente. Më poshtë video:

Stop – Sarande, ja si trajtohen te miturit e… by 3-14-15-92

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes. Mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi që duhet të tregojmë...

Mix2 orë më herët

Diabeti – Zgjidhja gjendet tek ushqimi

Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira...

Mix3 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht – Zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 orë më herët

Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej Vlorës

NGA EVARIST BEQIRI* NGA EVARIST BEQIRI* Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare,...

Mix4 orë më herët

E ve, me dy fëmijë, Bridget Jones rikthehet në shkurt dhe ky është traileri

Bridget Jones do të rikthehet si një vejushë me dy fëmijë të vegjël, që veç problemeve të saj, do t`i...

Mix5 orë më herët

Eksperimenti i pazakontë, milingonat mposhtin grupin e njerëzve në lëvizjen e objektit përmes labirintit (Video)

Një ekip që studion sjelljen në grup të milingonave ka zbuluar se në rrethanat e duhura, milingonat mund t’i tejkalojnë...

Temporal5 orë më herët

Shqipëria e viteve (1924 – 1928)/ PAMJET e shkrepura nga fotografi gjerman gjatë udhëtimit të tij në trojet shqiptare

Shkruar nga Albana Cenaj – Liberale.al Nga Albana Cenaj Ah, çfarë nostalgjie e mrekullueshme! Shqipëria e dikurshme e viteve (1924...

Mix5 orë më herët

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem...

Radar5 orë më herët

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt ka ndërtuar vilën e Ajola Xoxës në Petrelë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon deputetin Agron Shehaj se përmes kompanisë së tij ka ndërtuar vilën e...

Kioske8 orë më herët

Të gjithë kundër Elon Musk

Europa është ngritur kundër Elon Musk, miliarderi më i pasur në botë dhe drejtuesi i platformës sociale X (ish-Twitter), i...

Facebook