Lidhu me ne

Aktualitet

Arrestohet mësuesja, nxiti të miturit të vinin në Tiranë me taksi

026245453a36f9f0dd62b1db41e1c20f_L

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme kur disa nxënës të klasës së pestë në Cërrik janë nisur me taksi drejt Tiranës për të ardhur në studion e News 24 ku kanë denoncuar  me zë dhe figurë dhunën e ushtruar nga mësuesja e tyre.

Por skandali u thellua pasi të miturit rrëfyen se ishte mësuesja tjetër, kujdestarja e tyre, Mjaftoni Ago ajo e cila u ka paguar taksinë duke i nisur të pashoqëruar drejt Tiranës.

Mëngjesin e sotëm, mësuesja Mjaftoni Ago, 57 vjeç është arrestuar nga policia dhe akuzohet për shpërdorim detyre. Ajo akuzohet se ka nxitur 5 nxënësit e shkollës “7 Marsi” të vinin në Tiranë dhe i ka nisur pa marrë lejen e prindërve në studion televizive.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

“Specialistët për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bënë ndalimin e shtetases:  Mjaftoni Ago, 57 vjeçe, banuese në Cërrik , me detyrë mësuese kujdestare në shkollën 9-Vjeçare “7 Marsi” Ndalimi i saj u bë nga efektivat e policisë, pas njoftimit të bërë në median vizive, në Televizionin News 24, si dhe pas kallzimit të bërë nga shtetasi I.H, 50 vjeç, banues në Cërrik. Kjo shtetase, duke qenë kujdestare në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” Cërrik dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke nxitur nxënësit e klasës së pestë A që të shkonin për tu ankuar pranë studios televizive te “News 24″, për problemet me mësuesit e kësaj shkolle. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix13 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar14 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar14 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport14 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar14 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet14 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix17 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix17 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix18 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook