Kryesore
Kishte detyrë shtëpie “Skënderbeun”, ja çfarë shkruan vajza
“Shkruani për Skënderbeun”. Ishte kjo tema që mësuesja u kishte dhënë në klasë, por një vajzë e vogël (tifoze e Tiranës) e kishte keqkuptuar.
Fjalët e vajzës në fletoren e detyrave të shtëpisë janë: “Skënderbeu është kampion për gjashtë vjet radhazi. Skënderbeu mundi Flamurtarin. Skënderbeu se la Partizanin të dilte kampion”.
Mësuesja kishte pasur në mendje heroin kombëtar, por ndryshe kishte menduar vajza. Historinë e bën publike babai i saj Ilir Hoxholli.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu