Lidhu me ne

Aktualitet

4 deklaratat për pajisjen e përgjimit

AjaziCakoTahiriLlalla-701x394

Komisioni i Sigurisë pyeti dje për çështjen e pajisjes së përgjimit kreun e SHISH-it Visho Ajazin, drejtorin e Policisë së shtetit Haki Çakon, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Deklaratat kryesore të katër zyrtarëve të lartë të shtetit janë:

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) Visho Ajazi:

  • Dy muaj të shkuar morëm informacion që një pajisje e teknologjisë së lartë kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte vendosur në Vlorë për trajnim.
  • Ajo që ishte problematike ishte fakti që pajisja nuk ishte deklaruar kur kishte hyrë. Për këtë arsye i shqetësuar se një paisje e tillë mund të përdoret edhe në mënyrë ilegjitime, jo të ligjshme, mora kontakt me Prokurorin e Përgjithshëm dhe i raportova gojarisht për informacionin që kishim marrë.
  • Një pajisje e tillë nëse është me kapacitete përgjuese të gjithë krerët e shtetit janë vulnerabël për përgjimin.
  • Tek Presidenti i Republikës kam raportuar aq sa kam raportuar tek Prokurori. Kisha informacion të pakonfirmuar me  të paktën dy burime, prandaj nuk kam informuar Kryeministrin.

 

Drejtori i Policisë së shtetit Haki Çako:

  • Policia gjatë gjithë veprimtarisë nuk ka pasur, nuk dhe nuk mund të ketë paisje përgjimi. Nuk ka kryer dhe nuk kryen përgjim të telekomunikimit.
  • Kategorik jam që policia e shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka pajisje gjurmuese dhe nuk ka organizuar asnjëherë gjurmim telekomunikacioni për askënd.
  • Policia e Shtetit ka mjete dhe metodat e veta, gjurmimi është koncept tjetër dhe përgjimi është tjetër.

 

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri:

  • Policia nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë në përdorim pajisje që mundësojnë përgjimin e telefonatave, mesazheve apo të komunikimit përmes rrjeteve të internetit.
  • Ju garantoj që policia e Shtetit nga dita e parë që jam në këtë detyrë dhe deri ditën e fundit nuk ka shkelur dhe nuk do të shkelë ligjin, veçanërisht në çështje sensitive siç janë çështja e përdorimit të pajisjeve që mund të bëjnë përgjim.
  • Policia e shtetit për hir të trajnimeve dhe bashkëpunimit me partnerët përdor çdo pajisje që është e ligjshme, kemi përdorur dhe do përdorim.
  • Pajisja nuk ka ardhur as fshehtas dhe as në mënyrë ilegale, ka ardhur në bazë të një marrëveshje të vitit 2007 të nënshkruar nga Bujar Nishani në atë kohë Ministër.
  • Policia nuk është trajnuar për përgjim edhe pse po të ndodhte do të ishte tërësisht e ligjshme.
  • Kjo pajisje që nuk është për përgjim dhe nuk ka asnjë mundësi fizike të jetë për përgjim është në pronësi dhe përdorim nga punonjësit e policisë italiane.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla:

  • Hetimi lidhur me rastin ka vetëm 5 ditë që ka nisur, më datën 13 maj.
  • Hetimi do të zbardhë të gjitha rrethanat, nëse kjo pajisje është futur në rrugë ligjore, nëse është përdorur në rrugë ligjore apo jo. Jemi në vijim dhe konkluzionet do të dalin së shpejti.
  • Prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe është më fazën e  kryerjes së veprimeve të mëtejshme për t’iu përgjigjur kësaj çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix13 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar14 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar14 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport14 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar14 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet14 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix17 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix17 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix18 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook