Lidhu me ne

Kryesore

Për herë të parë që nga viti 2010/Paga mesatare në shtet nuk është rritur

Për  herë të parë që nga viti 2010 pagat reale në shtet nuk janë rritur. Ky fakt raportohet nga Instituti i Statistikave sipas të cilit për vitin 2015, “pagat mesatare në sektorin shtetëror u rritën vetëm sa për të kompensuar rritjen e çmimeve”. “Më konkretisht, sipas INSTAT, në vlerë paga mesatare në sektorin shtetëror u rrit me 1.8 përqind gjatë vitit të kaluar, nga 53 mijë lekë që ishte në fund të 2014-ës në 54 mijë lekë. Por në të njëjtin nivel, pra 1.8 përqind u rritën edhe çmimet, duke bërë që fuqia blerëse e pagës mesatare në shtet, që ndryshe njihet dhe si paga reale të mbetet e pandryshuar. Sipas INSTAT, kjo është hera e parë që rrogat në shtet nuk rriten në terma reale, që nga koha kur institucioni e publikon këtë tregues. Vitet e mëparshme, pagat e të punësuarve në sektorin publik janë rritur gjithmonë dukshëm më lartë sesa shifra e inflacionit.  Por ky është treguesi në nivel mesatar. Vitin e kaluar qeveria i rriti rrogat vetëm për një grup të caktuar nëpunësish, ndërsa për pjesën dërrmuese të administratës, pagat nuk kanë ndryshuar duke bërë që të ulen në terma reale.  Në marrëveshjen me FMN, qeveria është angazhuar të ngrijë për tre vjet rrogat e sektorit publik duke i rritur ato vetëm për grupe të caktuara. Por së fundmi ekspertë të ekonomisë i kanë bërë thirrje qeverisë ta rishikojë këtë politikë, e cila sipas tyre është një nga arsyet kryesore për ndrydhjen e konsumit”, referon raportin “Top-Channel”. Ngrirja e pagave është një nga faktorët kryesorë të rënies së konsumit, për të cilin janë ngritur shqetësime së fundmi.

businessman lose coins with a red arrow going down

businessman lose coins with a red arrow going down

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal3 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske4 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore4 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix3 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix3 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Facebook