Lidhu me ne

Kryesore

A na përgjojnë në shkelje të ligjit? Kjo ka më shumë rëndësi se vizita e munguar e Visho Ajazit tek kryeministri

Raportimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, para Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ka tërhequr vëmendjen për shumëçka. Një nga këto është edhe deklarimi i tij se për informacionin e ardhur se në Shqipëri ka hyrë një pajisje përgjimi, pa leje dhe pa dijeninë e Prokurorit të Përgjithshëm, ai nuk e ka informuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përgjigja e Ajazit ndaj kësaj pyetjeje ishte: “Lidhur me pyetjen pse s’e kam informuar zyrtarisht Kryeministrin ishte se ishte informacion i pakonfirmuar. Po të ishte i konfirmuar unë do të kisha dërguar shkresë dhe do t’i thosha se cënon sigurinë kombëtare”. Ai ka deklaruar se ka informuar Prokurorin e Përgjithshëm që është institucioni përkatës për përgjimet; se e ka informuar atë gojarisht pasi i tillë ishte edhe informacioni.

Dhe se më tej, Presidenti i Republikës e ka thirrur për të ndarë këtë informacion me të. “Duke informuar kryeprokurorin unë mendoj se e kreva detyrën time. Ai ishte një informacion i pakonfirmuar dhe unë nuk mund të shkoja tek Kryeministri me këtë informacion. Do të ishte në tagrin e kryeprokurorit për të informuar organet superiore. Ta përconte nëse ishte e vërtetë dhe nëse vërtetohej, ndahej me Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm”, tha Ajazi.

Ky deklarim i jep kreut të SHISH-it njnë alibi publike për të rrëzuar pretendimet që i kërkohen në kuptim të detyrimeve ligjore që ai ka. Por konkretisht, duhet njohur praktika e punës, e raportimit të tij te kryeministri këto vite, për të parë nëse mosraportimi i informacioneve të pakonfirmuara, është i zakonshëm, apo ky rast bën përjashtim.

Gjithsesi, problemi që po nxjerr krye pas faktit se ekziston një pajisje përgjimi, për trajnim apo jo, dhe me gjasë pa leje, është se kreu i SHISH ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Këtë argument e ka trajtuar sot një faqe, “lexo.al”, e cila është pranë qeverisë shqiptare(ndaj edhe po i referohemi). Duke iu referuar detyrimit ligjor të Ajazit, përkatësisht ligjit nr.8391, neni 5 i cili në pikën “e” të tij, detyron kreun e SHISH për “informimin dhe raportimin te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri për probleme, që lidhen me sigurinë kombëtare”, kjo faqe proqeveritare, konkludon se: “Ai që duhet të hidhte dritë më mirë se si ishte proceduar më rastin e supozuar si “përgjimi masiv” nga ish-kryeministri Berisha ishte kreu i SHISH, (Shërbimit Informativ Shtetëror) Visho Ajazi Lika, i cili sot firmosi më gojën e tij vetëshkarkimin”.

Më interesante akoma, “lexo.al” kapërcen nga përgjimi, te disa pyetje që duken logjike, e që duke i ricikluar në këtë argument, hapin në fakt siparin e shqetësimeve të mëdha që janë krijuar nga mediatizimi i disa çështjeve delikate: “Kush e informoi Partinë Demokratike se në Policinë e Shtetit ka një pajisje përgjuese? Si mundet që para se të ndalohej në Hollandë Arben Frroku, ish-kryeministri Berisha e dinte? A është sot SHISH në shërbim të politikës apo është objektiv në çështjet që trajton? Si mundet që kreu i SHISH lë pa dijeni kryeministrin kur bëhet fjalë për një kërcënim të sigurisë kombëtare? A është SHISH-i qytetari dixhtal i ish-kryeministrit Berisha? Deklaratat dhe mesazhi që mbetet në fund të gjithë kësaj meseleje me mosinformime nga njëra anë dhe informacione tejet sekrete që dalin nga Hollanda nga ana tjetër të çon të mendosh se politika këtë radhë ka prevaluar mbi ligjin, duke e bërë shefin e SHISH shkelës të tij. Kështu nëse kjo logjike do vijonte, i bie që Ajazi të ketë shkelë edhe pikën “ç” të Nenit 5 për ndërmarrje veprimi në interes të njërës palë politike”, shkruan kjo faqe(http://lexo.al/analiza-shkelja-e-ligjit-nga-kreu-i-shish-nje-tjeter-ster…).
Ngjan si pretenca për largimin eventual të Visho Ajazit, largim i cili gjithsesi nuk duket kaq i lehtë sa thuhet.

Le t’i marrim me radhë pikat e çështjes.
Është e vërtetë që lajmin për përgjimet e ka hapur Sali Berisha, ish-kryeministër i vendit. Por po kaq e vërtetë është se në mjediset e politikës flitet prej kohësh për përgjimet që realizohen nga Ministria e Brendshme. Madje ky është përfolur si një nga arsyet e acarimit të herëpashershëm mes PS-së dhe LSI-së. Shtojmë këtu se nga Ministria e Brendshme ka patur vazhdimisht rrjedhje informacionesh delikate, nga “qytetari dixhital”, që nëse në këtë rast është Visho Ajazi, i bie që të jetë shumë i zoti në punën e vet, sa kohë që mësyn në domenin e Sajmir Tahirit e merr çfarë do vetë. Informacione që nuk janë përgënjeshtruar asnjëherë. Pse të mos jetë burimi nga brenda atëherë?

Nga ana tjetër analiza e mësipërme, me burim qeverinë shqiptare, i anashkalon faktit INSTITUCIONAL se në datën 17 maj, Presidenti i Republikës ka folur për ekzistencën e pajisjes së përgjimit, duke kërkuar dorëzimin e saj tek organet e Prokurorisë së Përgjithshme që ka hapur një hetim penal. Pra ndërkohë që aktualizohet shqetësimi për mosraportim te kryeministri, nuk duhet harruar fakti se Ajazi ka raportuar te Kreu i Shtetit dhe te Prokurori, që ka detyrimin të hetojë.

Dhe nëse i referohemi fjalës së Adriatik Llallës sot para Komisonit të Sigurisë, rezulton se hetimi ka nisur PESË DITË MË PARË. “Rasti për të cilin diskutohet, hetimi ka nisur pas informacioneve të SHISH¬-it, si edhe në bazë të dhënave mediatike dhe të dhënave të tjera. Hetimi me rastin ka vetëm 5 ditë që ka filluar. Ne kemi kryer kërkime të rëndësishme hetimore. Prokuroria është angazhuar dhe ka ngritur një grup të posaçëm pune për të përfunduar në një kohë të shkurtër hetimet. Lidhur me përgjimet e viteve ’90-¬të hetimet nuk janë përfunduar”, tha Llalla.
Kjo do të thotë se Prokuroria ka nisur hetimin për çështjen më datë 13 maj të këtij viti, ndërkohë që denononcimi publik ndaj Sali Berisha në profilin e tij në “Facebook” është bërë më 15 maj.

Pra informimi i PD-së, apo Berishës, kryqëzon këtu edhe me “qytetarin dixhital” në Prokurori.
Duke lënë mënjanë për momentin këto akrobaci proceduriale të Visho Ajazit, rimarrim pyetjen e bërë në analizën e mësipërme, pyetje kyçe kjo, të cilës nuk iu përgjigjën dot as ministri i Brendshëm, as Drejtori i Policisë, Haki Çako dhe nuk po i përgjigjet dot as Interforza. Pyetja se “Kush e informoi Partinë Demokratike se në Policinë e Shtetit ka një pajisje përgjuese”, provon, qoftë edhe përmes këtij “lapsusi” se KJO PAJISJE ËSHTYË NË DISPONIM TË POLICISË SË SHTETIT.
Dhe përderisa për të ka një hetim, ajo po përdoret pa dijeninë e organeve si Prokuroria. Kjo është çështja kyçe, e cila do sqaruar urgjentisht, pasi këtu kërcënohet siguria e të gjithëve. A ka pra një pajsje përgjimi që po përdoret pa leje? Këtë përgjigje nuk po e jep Ministria e Brendshme, nuk po e jep qeveria dhe se për të nuk po prononcohet as kryeministri.

Është shumë e qartë se pozicioni i ministrit të Brendshëm në këtë tunel paligjshmërie për të cilin akuzohet, është shumë delikat. Kemi të bëjmë me akuza penale, jo me retorikë politike. Kryeministri, si i harruari i supozuar në këtë histori, do të duhet të ishte i pari që do të bënte transparencë, pasi është shumë e rëndë që një ministër i tij kryen përgjime dhe ai nuk di gjë. Nëse Prokuroria sot ka hetime për këtë çështje, Kryeministri do të duhet të përcillte një deklaratë për shtyp, si akt minimal, ku të shprehte gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e vet, në shenjë kjo të heqjes së çdo dyshimi. Sepse dyshimet për kësi argumentesh janë të shumta. Dhe një nga këto dyshime është logjik: Vërtet kryeministri nuk ka patur dijeni për një pajisje të tillë? A mos vallë raportimi i Ajazit te Prokurori është bërë pikërisht për të futur çështjen në rrugë hetimi institucional i cili e sikletos jo pak ekzekutivin?
Edhe aleati i Edi Ramës në qeverisje, LSI-ja ka marrë qëndrim duke theksuar “nevojën e zbardhjes së çështjes”, për të cilën është kaq në siklet ministri i Brendshëm.
Natyrshëm pra, nevoja për të dhënë një përgjigje institucionale nëse ka apo jo një pajisje përgjimi ilegale, prevalon aktualisht mbi çdo tekë për Visho Ajazin që nuk raporton tek Edi Rama. Jo sepse kjo nuk ka rëndësi, por sepse kemi parë se raportet ndërinstitucionale nuk janë pika e fortë e këtij kryeministri, ndonëse raporton çdo të mërkurë tek Ilir Meta. Jo se Visho Ajazi nuk i ka bërë bisht përgjegjësive, por përpara tyre, na duhet të marim vesh se çfarë ka katranosur Sajmir Tahiri dhe Haki Çako. Dhe kjo do bërë sa më shpejt, edhe për të shmangur ndonjë dhuratë informative të re nga “Qytetari Dixhital”, e cila mund ta skuqë edhe ca më shumë ministrin e Brendshëm./Respublica

image_2016_05_18_1717_1463586692

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix3 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar3 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar3 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix3 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix4 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix4 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix4 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix4 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar4 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook