Lidhu me ne

Kryesore

LSI “kërcënon” Tahirin

image_2016_05_16_1010_1463386825

Konteksti në të cilin po veprojnë politikisht dy partitë që qeverisin vendin i kanë pozicionuar ato në një duel të heshtur në mbrojtje të njerëzve të ekspozuar ndaj lidhjeve kriminale. Që prej nënshkrimit të marrëveshjes së 1 Prillit kufijtë e pushtetit të njërës apo tjetrës palë kanë qenë të përcaktuara dhe dy partitë kanë ushtruar pushtetin secila për llogari të saj. Gjatë kësaj kohe Ilir Meta duket se nuk ka punuar i qetë pasi aleati i tij Edi Rama jo pak herë ka ngjallur dyshime me qëndrimet dhe lëvizjet e tij.

Jemi në kushtet kur një zyrtar i LSI-së është akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe është zhdukur pa lënë gjurmë, duke ekspozuar policinë dhe prokurorinë që janë në pritje siç thotë të një urdhërarresti ndërkombëtar. Në rastin e Balilit Shteti po vepron si një organizatë mafioze, duke i lënë terren të lirë për tu fshehur një personi që ka sponsorizuar jo vetëm trafikun e drogës por edhe një prej partive të koalicionit qeverisës. është e qartë se prokuroria nuk e ka dashur arrestimin e Balilit dhe policia nga ana tjetër nuk ka pasur “këllqe” të veprojë pasi Ministri i Brendshëm duket nuk e ka këtë fuqi. Ndaj ti ka shumë akuza për lidhje me elementë kriminalë, përmendim rastin Shullazi që mesa duket mbahet si një kartë e fortë presioni për ato çfarë mund të dëshmojë.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i pyetur se Çfarë po bëhet me Balilin dha sot këtë përgjigje; Jam me kolegun Manjani, duhet të pyesni Prokurorinë.

Së fundmi policia është është nën akuzë edhe për përdorimin e një paisje përgjuese për të cilën LSI ka një qëndrim që vendos me shpatulla për muri ministrin e Brendshëm. “Nëse realisht gjendet një pajisje e tillë e instaluar dhe e paregjistruar, qoftë edhe vetëm për trajnim siç thuhet, jemi përpara një skandali të madh shtetëror. Prokurori i Përgjithshëm, por unë gjykoj që edhe instrumentet e kontrollit parlamentar duhet të investohen maksimalisht, për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore cilindo person përgjegjës”- ka deklaruar Luan Rama për gazetën Panorama. Gjasat që janë që ministri Tahiri të veprojë sipas urdhrave të LSI-së për të mos rrezikuar jo vetëm veten, por edhe koalicionin e 1 Prillit./Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix5 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske5 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore5 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet10 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook