Gjithkush e mban mend Hulk Hoganin, njeriun që për një kohë ishte simbol i sportit “të pakuptimtë” dhe të rrezikshëm amerikan, që ata e quajnë “wrestling” (mundje), por pakkush e di se në skenën e këtij sporti është i suksesshëm edhe një shqiptaro amerikan. Në fakt, për pjesën më të madhe të adoleshentëve shqiptarë, John Cena është gati-gati një idhull, pavarësisht se shumë prej tyre e njohin si amerikan dhe kurrë s’u ka shkuar ndër mend se idhulli i tyre i “keçit” të ishte një shqiptaro-amerikan. Këtë fakt e konfirmojnë faqet e enciklopedisë botërore. Pikërisht këto faqe e paraqesin mundësin John Cena si shqiptaro amerikan. Kampioni i mundjes amerikane mban emrin e të atit, nga i cili trashëgon dhe genin shqiptar.
Dhe mbiemri Cena të bindë plotësisht për një gjë të tillë. I lindur më 23 prill 1977 në East Newbury të shtetit Massachusetts, Cena më parë ka luajtur futboll amerikan dhe është marrë me bodibillding para se të futet në botën e “World Wrestling Entertainment” në vitin 2000.
Në vitin 2004, popullariteti i Cenës fillon të rritet, pasi fiton titullin e kampionit të Shteteve të Bashkuara. Një vit më vonë fiton edhe titullin e botës “WWW Championship”, duke mposhtur Kurt Angle, një nga të mëdhenjtë e këtij sporti. Më 8 janar të këtij viti Cena e humb titullin e “WWW Championship”, por vetëm tri javë më vonë e rimerr brezin e tij. Popullariteti i tij te tifozët ka rënë kohët e fundit.
Në kohën kur nuk është në ring, Cena është edhe një rap këngëtar. Ai ka realizuar të gjitha këngët me të cilat futet në ring, ndërsa ka nxjerrë edhe albumin e tij “You can’t see me”./Madamemapo
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu