Lidhu me ne

Kryesore

Hillary Xhelili e fali Shukriun

tefta-xhelili

“Asnjëherë nuk e kam menduar të divorcohem nga bashkëshorti. Ai është një njeri i mrekullueshëm, punëtor dhe korrekt”. Kështu shprehet në një intervistë për “Panorama” bashkëshortja e kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili, i cili në ditët e fundit ka përjetuar një situatë të vështirë, pas videos që qarkulloi nëpër media.

Për Tefta Xhelilin, nuk ka qenë e lehtë të përballojë gjithë këtë histori, por siç ajo shprehet, tashmë është e qartë se gjithçka që ka ndodhur është një inskenim për të goditur politikisht të shoqin dhe për t’i marrë atij Bashkinë.

“Natën e publikimit të videos Shukes iu drejtova me fjalët: ‘Ngrije kokën lart. Do më kesh në krah deri në vdekje”, shprehet Tefta Xhelili.

Duke folur për “Panorama”, ajo thotë se bashkëshorti po goditet nga persona me pushtet politik, ekonomik dhe ndoshta më tej, të cilët synojnë të marrin Bashkinë e Dibrës.

“Pas kësaj që ndodhi, familja Xhelili do të jetë më e bashkuar, më e fortë dhe më solide. Jam e befasuar kur shoh në disa media kolegë dhe vartës të Shukriut që çfarë nuk thonë e sajojnë, ndërkohë që kur ai ishte në detyrë, i serviloseshin dhe i rrinin pas ngado”, shprehet më tej ajo.

Gjatë gjithë reagimit, bashkëshortja e kryebashkiakut shprehet në krah të të shoqit. Edhe gjatë këtyre ditëve, sipas të njohurve të saj, ajo e ka demonstruar më së miri këtë mbështetje, duke pritur e përcjellë mjaft miq të familjes, të cilët i kanë qëndruar afër Shukri Xhelilit. Tefta Xhelili, nëna e dy djemve, vjehrra e dy nuseve dhe një mbese, thotë se i shoqi i ka kërkuar ndjesë me mënyrën e tij, pas publikimit të kësaj videoje.

“Shukriu gjatë gjithë kohës më thoshte se e di që të kam vënë në siklet’. Unë do ta mbështes tim shoq. Edhe fëmijët nuk janë ndjerë mirë, por të gjithë së bashku po i kapërcejmë këto momente të vështira”, shprehet më tej Tefta Xhelili.

Ajo nuk e përmend në asnjë moment vajzën 20- vjeçare, protagoniste e videos që tashmë bëri bujë mediatike. Gjatë këtyre ditëve, ajo nuk është paraqitur në punë, ndërsa ka pritur e përcjellë ata që familja e saj i konsideron miq të vërtetë/Panorama

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix2 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske2 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore3 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet7 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook