Aktualitet
Çfarë thotë Rama për përgjimin?
Kryeministri Rama ka reaguar së fundi për debatin e ndezur lidhur me pajisjen përgjuese të Policisë së Shtetit. Ai ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, duke i cilësuar këto akuza si alibinë e radhës për të penguar reformën në drejtësi.
“Hall i madh Reforma ne Drejtesi tani u behet edhe sikur i pergjojne #VajMedetPD”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.
Një ditë më parë ish-kryeministri Berisha publikoi një listë të njerëzve që sipas tij janë përgjuar ilegalisht nga Saimir Tahiri, ndërkohë sot ka reaguar edhe kreu i shtetit, Bujar Nishani, duke i kërkuar kryeprokurorit të marrë masat përballë këtij skandali.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu