Lidhu me ne

Kryesore

Skandalet më të bujshme në Shqipëri. Ku janë sot të akuzuarit?

2009 I padituri – Ylli Pango, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve// Paditësja – Një aplikante për punë.
Skandali seksual i nivelit më të lartë në qeveri ka protagonist, Ylli Pango, gjatë kohës kur ai ishte ish-ministrër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë “Berisha”. Një video e transmetuar nga Fiks Fare në vitin 2009, tregonte se si ish-ministri – i cili pretendonte se po kërkonte vajza për të përfaqësuar Shqipërinë në panaire botërore – i kërkoi një vajze të zhvishej dhe më pas të kryente marrëdhënie seksuale me të. Video çoi në shkarkimin e menjëherëshëm të Pangos nga detyra. Momentalisht, ai ushtron profesionin e tij të parë, si pedagog pranë Fakultetit të Psikologjisë dhe Shkencave Sociale.
2011 //I padituri – Xhelal Mziu, Kryetar i Bashkisë së Kamzës //Paditësja – Një punonjëse në Bashki
Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, u denoncua nga një grua se ai e kishte kërcënuar për heqje nga puna, në rast se nuk i përgjigjej ofertës së tij seksuale. Në vitin 2011, ajo bëri publike edhe sms-të e Mziut në celular duke shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike, në atë që u quajt “Skandali Shamikuqja”, sepse ashtu e thërriste Mziu gruan. Momentalisht, Xhelal Mziu vazhdon të jetë kryetar i Bashkisë së Kamzës. Ai arriti t’u shpëtonte edhe akuzave të tjera për shpërdorim detyre.
2014 //I paditur – Agron Cane, Sekretar në zyrën e Deputetit të PS-së në Sarandë //Paditësit – Nëna dhe vajza 14-vjeçare
Një histori pedofilie, do të konsiderohej ajo Agron Canes, sekretarit të zyrës së deputetit Koço Kokëdhima në Sarandë. Në një video të publikuar në verë të vitit 2014, Cane , 62 vjeç, kërkon favore seksuale nga një nënë e ve dhe vajza e saj 14-vjeçare. Në video dëgjohet teksa ai thotë: “Vajza ka nevojë për seks. Të çlirohet nga hormone. [P]o u zgjodha kryetar bashkie, vajza do të gjej një post të mirë”. Në Dhjetor të vitit 2014, gjykata e Sarandës e dënoi me 2 vjet burg për akuzën e ngacmimit seksual dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Kjo do të thotë që Agron Cane pritet të dalë këtë vit nga burgu. Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, u shpreh e acaruar me këtë dënim kaq të shkurtër, kur sipas saj “ Të dyja veprat penale parashikojnë dënimin së bashku me minimum 5 vjet e maksimum në 9 vjet heqje lirie”
2014 //I padituri – Ernest Paluku/ Shef i Komisariatit të Velipojës //Paditësja – 32-vjeçarja Rovena M.
Një tjetër skandal seksual, pak pas rastit të Agron Canes, u regjistrua në komisariatin e Velipojës. Shefi i këtij Komisariati, Ernes Paluku, kishte kërkuar favore seksuale ndaj shtetëses Rudina M. e cila kishte kërkuar ndihmë tek Paluku, për të denoncuar dhunën e bashkëshortit. Shefi i Komisariatit i premtoi se do t’a mbronte nëse ajo do të bënte seks me të. Të gjitha këto komunikime u zhvilluan në Facebook, të cilat më pas, gruaja tashmë dy-herë e dhunuar, i denoncoi pranë policisië së Shkodrës. Kreu i policisë se Velipojës u arrestua në flagrancë nga shërbimi i kontrollit te brendshëm. Duket se Paluku i shpëtoi dënimit dhe momentalisht sipas të dhënave në faqen e tij personale në Facebook, ai është emëruar drejtor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
2014 //I padituri – Petrit Kupe, Kryetari i Komunës së Libonikut //Paditësja – 27-vjeçare, sanitare në shkollën e Drithasit.
Në tetor të 2014-ës, kryetari i komunës së Libonikut në rrethin e Korçës, Petrit Kupe, u akuzua nga një sanitare e shkollës së “Drithasit” se ai e kishte kërcënuar me heqje nga puna, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale. 27-vjeçarja rrëfeu se Kupe kishte tentuar ta kapte me zor në zyrën e tij. Kupe arriti t’I shpëtonte dënimit dhe në një postim në faqen e tij në Facebook të Majit të vitit 2015, ai deklaroi “Organet e drejtësisë vërtetuan deklaratën time për shpifje të ulëta, tendencioze dhe të pavërteta. Ato më tronditën mua, familjen time dhe të gjithë miqtë e mi kudo që janë”
2015 //E paditura – Liza Tabaku, Drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore të Lushnjës. //Paditësit – Mësueset e reja që aplikonin për punë në Lushnjë
Skandali seksual i rradhës në vitin 2015 do të përfshinte një grua. Ajo quhet Liza Tabaku dhe është ish-drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore të rrethit të Lushnjës. Akuza më e ashpër ndaj ishte për shpërdorim detyre. Tabaku shfrytëzoi postin për t’u pasuruar duke kërkuar deri në 5000 euro për emërime mësuesish ose për shmangie pushimi nga puna. Por gjatë hetimit, u zbulua se Tabaku ishte përpjekur që të ndërmjetësonte takime seksuale midis burrave të pushtetshëm dhe mësueseve të reja që kërkonin punë. Gjykata e Lushnjës e dënoi ish-drejtoreshën me 9 vjet burg nën akuzën e keqpërdorimit të detyrës. Momentalisht Tabaku ndodhet në burg.

 

Skandali i fundit seksual me kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, na kujton se këto histori (falë edhe aksesit të çdokujt ndaj teknologjisë) po bëhen gjithmonë e më të dëgjuara në media. Pas rastit të famshëm të ish-Ministrit të Kulturës, Ylli Pango, kanë vijuar të dalin në dritë edhe raste të tjera (jo në nivel aq të lartë), ndërkohë që dhjetëra të tjera shpërdorime detyre të këtij lloji ndodhin kudo, por viktimat nuk kanë gjetur guximin/dëshirën për t’i denoncuar. Por duket se si me magji, sa kalon 3-ditëshi i famshëm i çudisë, çdo gjë hesht dhe askush nuk merret më me faktin se këta të paditur, e kanë marrë apo jo siç duhet dënimin, në bazë të ligjit. Anabel.al i është rikthyer edhe njëherë rasteve më të bujshme, duke ju sjell detaje të post-skandalit. Shfletoni galerinë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur pas “çudisë” me të akuzuarit?/Anabel

 

 

 
 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix8 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske8 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore8 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet13 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook