Kryesore
Një foto pa LSI
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar arratisjen e Klement Balilit, i cilësuar nga mediat si “Baroni i Ballkanit”.
Basha e ilustron komentin e tij me një fotomontazh tepër ironik, ku duket kryeministri Edi Rama i ulur në një kolltuk në “Sallën e Hartave” dhe i rrethuar nga disa personazhe që sipas opozitës, janë të përfshirë në skandale dhe të lidhur me maxhorancën.
Basha në Facebook:
Qeverisja e inkriminuar dhe e korruptuar në çdo ind e Edi Ramës, e mbushur me oligarkë e banditë, nxorri në pak ditë të gjithë tiparet:
Kokëdhima që rrëmbente para edhe nga azili i pleqve në Fier u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese si zhvatës i paligjshëm, Ervin Elvis Roshi, modeli i Ramës për pushtetin vendor, humbi kujtesën pse e kanë dëbuar nga Mynihu, Shullazi të cilit po i zbulohen çdo ditë krimet dhe skemat e Tahirit për ta shpëtuar, Tahiri i dekoratave i kapur në lidhje të reja kriminale, Balili, drejtori i transportit që është transportuesi më i madh i drogës në Ballkan, Mimi që habiti gjermanët me pazaret e luksit me eskortë, dhe për ti dhënë ngjyrën e fundit mozaikut rilindas, u shfaq Shukri perversi duke dhënë vendet e punës në shtrat.
Kjo pra është fotoja e orëve të fundit e bandës që sundon vendin me në krye Edi Ramën. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu