Lidhu me ne

Temporal

Kë po përgjon Tahiri?

Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, duke hyre ne nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Socialiste, ku te pranishem ne kete mbledhje ishin Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin. /r/n/r/nInterior Minister Saimir Tahiri, during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

Misteri i një pajisjeje përgjuese tepër të sofistikuar, që është instaluar prej më shumë se një muaji në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe përdorimi i saj për “qëllime trajnuese”. Institucionet e inteligjencës, në alarm nga përgjimet e paligjshme, informojnë Presidentin e Republikës dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

Një pajisje përgjuese tepër e sofistikuar është instaluar prej më shumë se një muaji në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme, duke vënë në alarm institucionet e sigurisë.

Pajisja nuk rezulton e regjistruar në asnjë regjistër zyrtar apo dokument tjetër të institucioneve të sigurisë.

Jo zyrtarisht, policia thotë se kjo pajisje përdoret për qëllime trajnimi nga policia e shtetit.

Historia që është në limitet e skandalit, ka nisur rreth një muaj më parë, kur institucionet e inteligjencës shqiptare kanë rënë në dijeni të një informacioni se policia shqiptare përdor një pajisje përgjimi të paregjistruar dhe të paautorizuar nga Prokurori i Përgjithshëm.

Informacioni i është dërguar Presidentit të Republikës dhe Prokurorit të Përgjithshëm, i cili mësohet se është vënë në lëvizje për të verifikuar vërtetësinë e tij.

Nëse informacioni i inteligjencës se kjo pajisje është përdorur për të kryer përgjime të paligjshme do të rezultojë i vërtetë, atëherë ky mund të përbëjë një skandal shumë herë më të madh se ai që dyshohet se ka ndodhur me pajisjet e përgjimit të Ministrisë së Mbrojtjes, pak vite me parë.

MAPO kontaktoi Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, por burime pranë saj thanë se prokuroria nuk mund të bëjë asnjë koment për këtë çështje.

MAPO gjithashtu kontaktoi zyrtarisht edhe Policinë e Shtetit dhe mori si përgjigje se në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nuk ka asnjë pajisje të tillë përgjuese.

Por pavarësisht këtyre qëndrimeve institucionale, gjithçka është konfirmuar nga zyrtarë të Policisë, të cilët pohojnë se pajisja përdoret për qëllime trajnimi edhe pse me të mund të kryhen përgjime të paligjshme, pasi vetë policia nuk ka tagrin për të përgjuar pa marrë më parë miratimin e prokurorit.

Sipas burimeve, mësohet se pajisja që shërben për zbulimin e personave në kërkim i është dhënë policisë shqiptare nga ana e homologëve italiane.

Në kuadër të ndihmës dhe bashkëpunimit mes dy policive, homologët italianë i kanë dhuruar policisë shqiptare edhe një pajisje interceptimi tepër të sofistikuar.

Ajo është futur pa u regjistruar në doganë dhe është instaluar në zyrat qendrore të policisë, ku thuhet se përdoret për qëllim trajnimi të agjentëve dhe oficerëve të policisë.

Por pavarësisht këtij qëndrimi të drejtuesve të policisë është fakt se për këtë pajisje nuk ka dijeni asnjë prej institucioneve dhe krerëve të Sigurisë Kombëtare, pasi ajo nuk rezulton e regjistruar askund.

Po ashtu, për ekzistencën e saj nuk është vënë në dijeni as Prokurori i Përgjithshëm, i cili është autoriteti i vetëm që mund të autorizojë kryerjen e përgjimeve.

Por burimet konfirmojnë jo vetëm praninë dhe instalimin e saj në zyrat e policisë qendrore, por edhe faktin se kjo pajisje është ndër më të sofistikuarat dhe ajo mund të përdoret për çdo lloj interceptimi telefonik.

Ndërkohë, mësohet se kjo pajisje e paautorizuar përgjimi është instaluar në ambientet e Policisë, thuajse në të njëjtën kohë me dorëzimin e ndryshimeve të ligjit të përgjimeve që Ministria e Brendshme dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë.

Në bazë të këtij projektligji, Ministria e Brendshme synon të detyrojë kompanitë celulare për t’iu vënë në dispozicion të dhënat e tyre oficereve të policisë.

Në bazë të ligjit aktual, kjo e drejtë i takon vetëm prokurorisë. Sipas ligjit për përgjimet apo dhe Kodit të Procedurës Penale, parashikohet kryerja e dy lloj përgjimesh.

Përgjimet parandaluese që kryhen nga Shërbimi Informativ Shtetëror, pasi të merret miratimi nga Prokurori i Përgjithshëm, duke motivuar arsyen e përgjimit.

Dhe kategoria e dytë, janë përgjimet procedurale që autorizohen nga prokurori për procedime penale të regjistruara në prokurori.

Në asnjë prej këtyre rasteve, policia nuk mund të kryejë përgjime pa marrë më parë miratimin e prokurorit./MAPO

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix20 orë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix20 orë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix20 orë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix20 orë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar21 orë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet23 orë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore23 orë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook