Sport
Arbitri i katërt “tapë”
Dje u luajt ndeshja e kampionatit çek mes Pribramit e Slavias së Pragës, e vlefshme për javën e parafundit të kampionatit çek.
Rezultati nuk i intereson ndokujt, por ajo që ka ndodhur në këtë ndeshje është e pabesueshme.
Arbitri i katërt në këtë sfidë ishte komplet “tapë”, i pirë deri në atë pikë sa i merreshin këmbët dhe u rrëzua disa herë, duke bërë që stadiumi të mos shihte më ndeshjen, por veprimet anormale të zyrtarit të ndeshjes.
Për fat, dikush e mori me zor dhe e largoi, ndërkohë që federata ceke ka paralajmëruar përjashtimin përjetë të arbitrit pijedashës.
https://www.youtube.com/watch?v=_yqD_4JzaTM
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu