Lidhu me ne

Kryesore

Policia heziton të arrestojë Balilin. CNN Greek: Ka lidhje të forta politike, nuk guxojnë ta prekin

image_2016_05_12_0000_1463005698

Shteti shqiptar është nën akuzë se po i ofron mbrojtje politike Drejtorit të Transportit Rrugor të Sarandës, Klemend Balili, i akuzuar dhe shpallur në kërkim nga policia greke si një prej organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të paktën kështu thotë rrjeti prestigjoz CNN në seksionin grek, në lajmin me titull: “Mbrojtje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”, ku i referohet një takimi dypalësh mes policisë greke dhe asaj shqiptare. Përfaqësuesit e policisë shqiptare, siç raporton CNN janë dorëzuar duke thënë se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me parti politike dhe kontakte me politikanë të nivelit të lartë”.

Rrjeti investigativ BIRN ka publikuar edhe dokumentin e policisë greke ku Balili përmendet nominalisht si organizator i trafikut dhe furnizuesi me kanabis i organizatës kriminale. Të akuzuar për shkelje të ligjit N433/13 për “lëndët narkotike” , ligjit 187 të kodit penal të “Organizatave Kriminale” dhe të nenit 8 Kod Penal “Krimet e kryera në shtetin fqinj” janë tre persona, ndër ta dhe Klement Balili i Sabaudinit dhe Nazes lindur në 20/03/72 në Shqipëri dhe banues në Sarandë për shkeljet e mësipërme”, shkruhet në dokumentet e policisë greke. Policia greke doli një ditë më larë në konferencë për shtyp ku bëri të ditura detajet e operacionit me 15 të arrestuar dhe sqaroi se hetimi ishte kryer në bashkëpunim të gushtë me DEA-n amerikane.

Policia shqiptare heshti edhe disa orë pas deklaratës së Partisë Demokratike se i shpalluri në kërkim ishte Klemend Balili. E detyruar nga rrethanat e krijuara policia doli me një reagim ku merret me Partinë Demokratike dhe nuk sqaron pozicionin e saj në lidhje me personin e akuzuar.

“Për shkak se operacioni është ende në zhvillim, nuk mund të bëhen publike detaje që cënojnë këtë hetim. Ndërkohë, Policia e Shtetit shpreh indinjatën e saj rreth akuzave tërësisht abuzive nga Partia Demokratike. Suksesi i Policisë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, është një motiv i mirë për të ndalur shpifjet e pabaza.”- thuhet në njoftim. Por si është e mundur që policia greke ka arrestuar 15 persona dhe përmend Shqipërinë si bazë të trafikut, ndërsa policia shqiptare nuk ka njoftuar për asnjë të ndaluar, duke u mjaftuar me frazën se operacionin është në vijim e sipër.Edhe ministri që flet lart e poshtë për çdo çështje, ka kritikuar politikisht opozitën, duke mos thënë asnjë fjalë për personin e akuzuar që është drejtor i administratës publike.

Në operacione të ngjashme, madje të pak javëve më parë, policia shqiptare doli në konferencë me homologët italianë për goditjen e një rrjeti trafiku, ndërsa në rastin konkret policia bën shurdhin dhe memecin. Dhe dikush lart tyre u ka mbyllur gojën. Miqtë e Balilit siç raportojnë mediat janë të shumtë në politikë, me më kryesorin Ilir Metën, i pranishën në inagurimin e hotel “Santa Quaranta” në bashkëpronësi të vëllezërve Balili./Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook