Lidhu me ne

Kryesore

Një mur alpinizmi kur fëmijët shtriqen me gjymtyrët e tyre dhe fillojnë kacaviren, nëse nuk ka bazament bie.

veliaj_4042

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj bisedoi, me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin Opinion.

Deklaratat kryesore të tij ishin:

Për prerjen e pemëve dhe betonizimin e Parkut

  • Aty nuk janë prerë pemë. Në foto jepen krasitjet e pemëve, mos bëni si gjithologë.
  • Në Parkun e Liqenit krasiten çdo ditë qindra pemë, kam procesverbalet për të gjitha, disa janë të kalbura, të përkulura, disa janë rrezik t’i bien dikujt në kokë. Ne kemi mbjellur 11 mijë pemë në nëntë muaj në Tiranë.
  • Treni nuk mund të eci në llucë, ndaj është bërë ai bazament betoni.
  • Një mur alpinizmi kur fëmijët shtriqen me gjymtyrët e tyre dhe fillojnë kacaviren, nëse nuk ka bazament bie.
  • Unë nuk kam asnjë interes personal se nuk kam fëmijë që do të luajnë aty, por jam i përgjegjshëm për fëmijët e Tiranës.
  • Në 1 qershor do të hapet këndi i lojrave dhe ajo do të jetë dita e gjykimit tim.

Për Presidentin e Republikës

  • Presidenti zgjodhi të hyjë në park me eskortë, duke hypur mbi pistonat e bashkisë si gorrillë.
  • Në qoftë se Presidenti lë drejtësinë e merret me kalamajtë atëherë kjo e kalamanizon Presidentin.
  • Në cilin vend të botës, Presidenti zgjedh të behët drejtor i komunales së Bashkisë?
  • Presidenti i Republikës nuk është i zgjedhur nga populli, Kryebashkiaku po.
  • Gjithmonë kam besuar që përtej një njeriu tahmaqar për pronën e kishës në Elbasan, përtej një njeriu të ligë, të ligë kundër Visar Zhitit në ambasadë, e them me plotë gojë: Jam shkelur në besë nga ai.

Për qytetarët që e kritikojnë, mes të cilëvë shumë shokë të tij

  • Ti e shikon se kush e shan kryeministrin sot? Ata që rrinin me të tek Bar West e thonë ky u bë kryeministër, ne ngelëm akoma këtu duke komentuar udhëheqësit. Shqipëria kjo është.
  • Po të ishin histori suksesi [shokët e mi] do më thoje shiko se këta shokët e tu të klasës e të bankës që bënë këto suksese të mëdhaja, tani po flasin dhe për parkun. Por të më thuash që të komentoj për një katalog dështimesh, kjo nuk qëndron.
  • Ata janë disa njerëz të paaftë që unë më parë i kam patur në staf, por që nuk i mora në stacionin tjetër sepse nuk e meritonin. Ata kanë krijuar grupin e inatcorëve të Erionit.
  • S’do bëj babysitting dhe dado të çdo egoje të sëmurë që mund të jetë mërzitur në Tiranë.
  • Për qytetarët ka një proces demokratik që quhet zgjedhje; kur dikush del dhe thotë ky është propozimi im e më pas votohet për të vënë në jetë këtë plan, duhet ta bëjë këtë gjë.
  • Unë jam njeri më tolerant në këtë qytet. Po të më fyesh inteligjencën dhe të më shash punën aty nuk të fal.
  • Mos më krahaso me Enverin se nuk jam në atë nivel.

Për prishjen e asamblit muzeal të Sheshit “Nënë Tereza” dhe prishjen e fasadës së Stadiumit “Qemal Stafa”.

  • Je manipulator, Je manipulues. Ta shpejgoj pse. Po krahason 100 vjet perpara me tani. Je spekulant në kuptimin e mirë të fjalës. Nuk po ndryshojmë këtë gjë idilike romantike, se kjo nuk ekziston më. Në mes të sheshit njerëzit po hajnë sufllaqe. Fasada e stadiumit do të ruhet brenda.

Për projektin e ri të Sheshit “Skenderbej”

  • Sot të gjitha rrugët e Tiranës janë piramidë. Sheshi do ketë një tendencë piramide. Sheshi do të ketë 120 shatërvanë.

Për akuzat e imitimit të fotove të Presidentit Obama.

  • Akuzat vijnë nga ata që e kanë humbur pushtetin dhe rrinë gjithë ditën në Facebook. Janë njerëz impotent politikisht. Unë takoj në ditë 150 njerëz drejt për drejt.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore3 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar3 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix3 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook