Lidhu me ne

Kryesore

Llaçi mundet me llaç

arjan-cani-11

Gazetari Arjan Çani i ftuar në emisionin “FAKT” të gazetari Çim Peka, u shpreh se nuk i merr seriozisht njerëzit që e shajnë në rrjetet sociale.

“AMA është nën kontrollin e disa njerëzve që zakonisht na shajnë, shajnë Çim Pekën, Arjan Çanin, por duhet të dimë që ata që na shajnë na duan.

Janë po ata njerëz që na shajnë dhe ata që kur na shohin në rrugë na puthin, na përqafojnë, na thonë: O sa i madh je. Rrjetet sociale janë kthyer një mundësi për të shkarkuar energjitë negative.

Thelbi është se nga ora 21:00 deri në orën 23:00, konkurrentët e mi luajnë me endemolin, që unë i them një kosh plehrash, si puna e emisionit Big Brother, X Factor, apo tjetër.

E si i mund unë këto, i mund me Kallashin, Gugunë, e unë kështu i mund.

E çfarë do të thotë kjo, kjo do të thotë reklamim. Nëse do thërras politikanë nuk do më shikojë njeri, më mundin. E si munden këto: me llaç, llaçi mundet me llaç”, tha ai.

Sakaq, ai është shprehur se “e ka votuar kundër Ramën dhe kundër do ta votojë sepse ka vrarë shpresën”.

Këta janë fall. Nëse Meta e Rama janë bashkë, Edi Rama është prap kryeministër.

Unë nuk e dua, kundër e votova dhe kundër do e votoj prapë.

Na vrau shpresën. Rriti taksat, nuk e di sa familje mbahen me bukë nga taksat që mbahen nga rroga ime.

Ato që përdoren tek parku i liqenit janë paratë tona, jo të Erion Velisë”, u shpreh Çani.

Këta njerëz që drejtojnë vendin tani, nuk do të lënë asnjë gjurmë në këtë vend. Kur këta të ikin, njerëzit do të thonë se, shyqyr që ikën. Unë nuk e shoh veten të dështuar edhe pse nuk jam dakord me politikat e tij”, vijoi ai.

A ju bind Lulzim Basha si kryetar të opozitës?

Pak a shumë. Çfarë po bën Basha që të parandalojë veprat që po bën Rama e Veliaj? Po denoncon, por duhet të bëjë më shumë.

Çfarë mund të bëjë opozita?

Janë disa vepra, mure për të kaluar. Erion Veliaj vendosi murin e tij në park, nuk ja shembi askush. Kundërshtarët e tij politikë nuk ja shembën dot, prandaj unë them bravo Veliaj, një fyell.

Ju bind Lulzim Basha?

Nuk shoh dikë më të mirë. Është politikisht korrekt, ka një artikulim brilant, shumë njerëz thonë që nuk është gjë, por për mua janë gabim. Nuk bën asnjë gabim në artikulim.

Sa herë që ju votoni opozitën ajo humb, kur votoni pushtetin, opozita fiton. Pse nuk votoni Ramën?

Pikëpamjet e mia janë personale. Rama është një kafshë politike, njësoj si doktori me ndryshimet e tyre. Edhe Veliaj ashtu është. Rama i hoqi të gjithë kundërshtarët e tij, vetëm Meta i ka mbetur në dhëmb edhe pse nuk e do. Unë deri tani, di të të them se këta janë dy njerëz të sukseshëm që nuk po u del dikush tjetër ti ndalojë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore3 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar3 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix3 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook