Lidhu me ne

Kryesore

Ç’është kjo?. Ulu aty ti…ulu. S’ke të drejtë të flasësh. Kush ta dha të drejtën ty? Ulu, ulu…

Mbledhja-grupit-1

Pas mbledhjes largimit të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, ka plasur debati dhe censura e fjalës së deputetëve, që kundërshtojnë ministrat e kabinetit Rama.

E ka nisur deputetja Mimoza Hafizi, e cila i kërkoi llogari ministres së Arsimit Lindita Nikolla për shkarkimin e një mësueseje në Peshkopi, që është mbështetëse e Blushit dhe Hafizit.

‘Gazeta Shqiptare’ ka publikuar debatet, ku u përfshi edhe Kryeministri Edi Rama dhe deputetja Arta Dade.

Debatet në mbledhjen e PS

Mimoza Hafizi: Kam një shqetësim lidhur me shkarkimin nga puna të një mësueseje në Peshkopi. Motivi i shkarkimit të saj ka qenë pjesëmarrja e saj në takimin që unë dhe deputeti Blushi organizuam në Peshkopi.

Lindita Nikolla: Këto i ke bërë edhe publike në media, i ke shkruar në Facebook, por pretendimet tuaja janë të pabaza. Mësuesja është larguar nga puna pasi detyronte nxënësit të ndiqnin kurse private, në këmbim të një note më të lartë. Ne këtu jemi. Mund të kishim diskutuar pa i publikuar në Facebook. Megjithatë, arsyet e shkarkimit të saj janë këto që ju thashë.

Mimoza Hafizi: Ministrja gënjen. Unë i kam të vërtetuara këto që them.

Edi Rama: Ç’është kjo?(i thotë Hafizit). Ulu aty ti…ulu. S’ke të drejtë të flasësh. Kush ta dha të drejtën ty? Ulu, ulu…

Arta Dade i drejtohet Ramës: Kujt i flet ashtu ti? Si mund të flitet me këtë gjuhë? Pse nuk ia jepni të drejtën e fjalës?!

Edi Rama: Ajo nuk duhet të përdorë atë gjuhë ndaj ministres. Çështjen e ka konsumuar mediatikisht, përpara se ta diskutonte në grup ose me ministren. Pretendimet e saj janë të pabaza.

Mimoza Hafizi: Unë i kam të vërtetuara të gjitha. I kam me fakte.

Arta Dade: Po pse gënjen kjo dhe nuk ajo(për ministren)? Po mbroje, se ashtu do ia bësh edhe kësaj ti(për ministren Nikolla).

Mimoza Hafizi largohet, Gramoz Ruçi mbyll mbledhjen e grupit të PS.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore3 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar3 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix3 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook