Sport
Shumi po e humbet “betejën”
Mikael Shumaker ka shumë pak shpresa që t’ia dalë në betejën e tij për të mbijetuar, pas aksidentit tragjik pësuar më 29 dhjetor 2013 dhe që e ka lënë në koma që prej asaj dite fatale.
Ish-kampioni i botës në Formula 1 duket se po dorëzohet, pasi shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm dhe vetëm një mrekulli e shëron.
Kështu raporton gazeta amerikane “NewsEveryDay”, që citon burime të sigurta, më saktë një neurokirurg të informuar në lidhje me shëndetin e 7-herë Kampionit të Botës.
Si zakonisht, nuk ka konfirmim nga familja e Shumakerit, që gjithnjë është treguar hermetike, por është e ditur se Shumi ka humbur rreth 30 kilogramë në peshë dhe fiziku nuk po i përballon dot kurat, që kanë qenë të shumta dhe i kanë kaluar 16 milionë eurot në shpenzime.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu