Lidhu me ne

Kryesore

Rrugë të bëra nga buxheti, por do të tarifohen. Dhe një moment shumë i sikletshëm për aksidentin e Kavajës

Qeveria shqiptare duket se ka aktualisht në dorë një studim për gjendjen e rrugëve kryesore në vend dhe nevojat për ndërhyrje në to. Disa elemente të tij janë publikuar sot nga “Top-Channel”, referuar një dokumenti të përgatitur nga “Euro Consultants” për llogari të qeverisë shqiptare dhe që sipas të cilit sugjerohet që disa akse rrugore në Shqupëri të tarifohen për automjetet. “Dokumenti rekomandon 9 akse si më të përshtatshme për t’u bërë me pagesë, përmes një procesi gradual me katër faza.  Sipas tij, në fazën e parë, e cila do të jetë e menjëhershme, propozohet të bëhen me tarifë kalimi katër rrugët kryesore të vendit, autostrada Tiranë-Durrës, ajo Tiranë-Elbasan, rruga Durrës-Kukës dhe rruga e Arbërit pasi të jetë përfunduar.  Pas instalimit të pagesës në këto segmente, propozohet të vendosen në sistem tarifimi rruga Levan-Vlorë dhe ajo Durrës-Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtaz.  Në fazën e tretë do të vendoset pagesa për rrugën Levan-Tepelenë dhe rrugët e fundit që do të përfshihen në skemën e tarifimit janë Elbasan-Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit.  Sipas dokumentit, tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros për çdo kilometër.  Kjo do të thotë se në një rrugë me gjatësi 100 kilometër çdo automjet duhet të paguajë deri në 3.5 euro për të kaluar. Sipas strategjisë, këto para do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese dhe ndërtimin e atyre të reja”, raporton TCh(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=326180).

Tarifimi i rrugëve nuk është praktikë e panjohur, por në rastin e Shqipërisë ka një specifikë që buron nga fakti se rrugët janë ndërtuar me paratë e buxhetit të shtetit, pavarësisht se lëvrimi është bërë përmes kredive të marra jashtë. Rrjedhimisht, tarifimi për mirëmbajtje dhe investime shtesë është në fakt një pagesë shtesë që kalon tek qytetarët shqiptarë, për rrugë të cilat janë paguar njëherë po nga ata. Ndryshe do të paraqitej situata në rastin e rrugëve të ndërtuara me konçesion, ku konçesionari hedh vlerën e investimit dhe madej vjel tarifën për të nxjerrë fitimin dhe mirëmbajtur rrugën. Në këtë rast qytetarët paguajnë vetëm njëherë.

Nga ana tjetër qeveria po vepron në emergjencë për të mbledhur para për akse rrugore që kanë rezultuar pa interes për kompanitë private. Çka do të thotë se nga një pikëpamje janë rrugë pa interes real ekonomik, ose më mirë me interes të vogël. Dy raste: konçesioni i rrugës Durrës-Kukës dhe ai i rrugës së Arbrit, dëshmojnë se interesi mbi këto akse të shumëpërfolura është shumë i vogël. Për rrugën e Arbrit u vendos një dysheme prej 7 mijë mjetesh në ditë, kurse për rrugën Durrës-Kukës 12 mijë, si standarde prej nga nis interesi i privatëve për të investuar dhe mirëmbajtur. Ky është me gjasë edhe shkaku i shkallëzimit në çmim që ka sugjeruar kompania.

Deri këtu jemi në kushtet e një procesi ende të pambyllur, por mund të parashikohet se tarifimi i rrugëve mund të menaxhohet si proces nga kompani private, pra të jetë një shërbim konçesionar. Por edhe sikur të mbahet si shërbim shtetëror, kjo praktikë, në kushtet kur rrugët janë investim i qytetarëve përmes buxhetit të shtetit, do të duhet të shoqërohet me lehtësi fiskale në një krah tjetër. Pasi është një vjedhje e pastër të vijohet që të aplikohet e njëjta barrë fiskale.

Në fjalën e tij për projektbuxhetin e vitit 2015, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, ndër të tjera deklaroi se parashikohet ndërtimi i akseve strategjike si Korridori i Gjelbër, ai Veri-Jug apo edhe ai i Kaltër, ndërkohë që për vitin 2015, shifra e akorduar nga qeveria për këtë ministri ishte “40.39 miliardë Lekë, një rritje kjo prej 2.76 miliardë Lekë krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2014”(http://www.transporti.gov.al/al/newsroom/lajme/ministri-haxhinasto-buxheti-i-propozuar-per-2015-en-ne-linje-me-prioritet-e-qeverise&page=8). Nuk dihet nëse këto janë ëndrra në sirtar apo ka diçka konkrete, por përvoja e deritanishme, dikton që investimi për këto rrugë të jepet me koçesion në mënyrë që të mos vidhen edhe njëherë shqiptarët. Kjo është praktika më e mirë që lë pas këto eksperimente që ndodhin këtu, pa folur për vjedhje në mes të ditës si “Taksa Majko”.

Qeveria i cilëson si akse strategjike këto më sipër, njësoj si rruga Durrës-Kukës, apo ajo e Arbrit, por asnjëherë deri më tani nuk është prezantuar me një parashikim mbi efektin ekonomik që sjellin ato, përveç faktit se “u bë rruga”. Kjo shpjegon edhe mungesën e interesit nga kompani të huaja, në investim dhe mirëmbajtje. Rrugë për hir të rrugës nuk duket mund të bëhen më.

Investimet për sigurinë dhe aksidenti i Kavajës

Një pjesë e buxhetit për vitin 2015, shkonte për mirëmbajtje dhe investime në sinjalistikë dhe siguri. Mirëpo rasti i aksidentit të pjesëtarëve të familjes Negollari në Rrogozhinë, nxjerr në dritë një aspekt shumë delikat. “Mungesa e elementëve të sigurisë në rrugë dhe ndërprerja e barrierave anësore prej llamarine, dyshohet të jetë shkaku kryesor për tragjedinë e familjes Negollari, e cila humbi dy fëmijët e saj në një aksident. Ngjarja nxiti prokurorinë të hetojë për sigurinë e rrugës, por gjatë hetimit ka dalë në dritë një vendim gjykate tepër i veçantë. Sipas Prokurorisë së Kavajës, gjykata në këtë qytet ka vendosur që të mos bllokohet me trafikndarëse rruga e re, duke favorizuar një pikë karburanti”, raporton TCh. Sipas një prononcimi në “Tv Klan”, drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, ka bërë të ditur se ka kërkuar zyrtarisht që të eliminohet ky problem, por nga Ministria e z. Haxhinasto, asnjë përgjigje. “Policia rrugore e Kavajës ka bërë shkresat përkatëse, ka tentuar pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar për të sinjalizuar këtë anomali dhe anomali të tjera, por i takon organeve të tjera të përmirësojnë sinjalizimet”, ka thënë Mithat Tola, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore(http://tvklan.al/web/policia-kerkoi-mbylljen-e-kalimit-ku-ndodhi-aksidenti-me-dy-femije-te-vdekur/).

Pra Policia Rrugore kërkon ndërhyrjen për të respektuar Kodin Rrugor, por befas del në dritë një vendim gjykate krahas heshtjes së një ministri që trumbeton projekte të mëdha dhe kërkon t’u marrë paratë shqiptarëve për rrugë që ndonjëherë janë jashtë standardit, apo dëmtohen nga vetë segmentet shtetërore. Përndryshe minsitri Haxhinasto, është mirë të bëjë një deklaratë ndaj këtij prononcimi të Drejtorit të Policisë Rrugore, qoftë edhe duke sqaruar opinionin se përse kjo këmbëngulje për favorizuar një karburant? Me siguri që Ministri e di sesi qëndron puna.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix3 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar3 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar3 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix3 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix4 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix4 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix4 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix4 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar4 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook