Sport
“Mbreti Bastian”
Mesfushori i Mançester Junajtidit, Bastian Shvajnshtajger nuk ka pasur mundësinë të japë kontributin e tij maksimal në këtë sezon për “Djajtë e kuq”. Dëmtimet nuk e kanë lejuar atë të ndihmojë Junajtidin, megjithatë askush nuk e vë në diskutim grintën, angazhimin, karakterin e tij.
“Luftëtari” i Gjermanisë në finalen e botërorit në Brazil vazhdon të ketë famën e vet dhe ndonëse nuk luan në fushë kjo nuke ka penguar atë të jetë protagonist në një reklamë televizive për lojën e strategjive “Clash of Kings”.
Basti vazhdon të jetë “Mbreti i futbollistëve”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu