Lidhu me ne

Radar

Urat më të mahnitshme prej guri

ura ura 0003222
Në botë ekzistojnë shumë ura, që janë të larta, të gjata, të frikshme… e mbi të gjitha të bukura. Dhe, kur jemi të bukuria, duhet thënë se urat prej guri janë të pakrahasueshme. Në vijim ju sjellim disa prej urave më të mahnitshme prej guri që i ka ndëruar dora e njeriut…

Spanjë: Ura Puente Nuevo

ura ura 00001

Ura Puente Nuevo është ndërtuar mes viteve 1751-1793. Me këtë urë lidhen shumë tragjedi. Thuhet se 50 punëtorë kishin humbur jetën gjatë ndërtimit të saj, ndërsa një pjesë e kësaj ure kishte shërbyer si burg, apo dhe si vend ku ishin torturuar njerëzit. Sidoqoftë, kjo urë është shembull i bukur i arkitekturës dhe një pikë e preferuar turistike.

Gjermani: Ura Bastei

ura ura 00002

Ura Bastei ndodhet në Parkun Kombëtar Sakson. Ajo është ndërtuar nga guri në vitin 1851, për të zëvëndësuar një urë prej druri që ishte ndërtuar në po atë vend, në vitin 1824. Kjo urë ndodhet 305 metra mbi nivelin e detit, ndërsa që 200 vjet është dhe atraksion i madh turistik.

Iran: Ura Khaju Bridge

ura ura 00003

Ura Khaju, e njohur edhe si Ura Khajoo, është një shembull i përkryer i arkitekturës. Kjo urë është padyshim, ura më e mahnitshme në Iran. Ajo është ndërtuar nga mbreti i Persisë,  Shah Abbas II, jo vetëm për të lidhur dy brigje, por edhe për të shërbyer si pendë, apo dhe si vend për takime publike.

Itali: Ura Ponte Vecchio

ura ura 00004

Ura Ponte Vecchio është ura më e vjetër që përshkruan stilin mesjetar. Kjo urë harkore, është e vetmja e tillë në Itali, që ka mbijetuar Lufta II Botërore. Mbi këtë urë ndodhen një mori dyqanesh, ku mund të blihen suvenire të ndryshme.

Itali: Ura Rialto

ura ura 00005

Ura Rialto është njëra prej urave më të vjetra mbi Kanalin e Madh në Venecie. Ajo është ndërtuar mbi dy qarqe, San Polo dhe San Marco. Ura Rialto për herë të parë ishte ndërtuar në vitin 1181 nga Nicolo Barattieri, për t’u zëvëndësuar më pastaj nga ura e drurit, në vitin 1255. Sot, ndërkaq, ura është prej guri dhe një prej atraksioneve më të mëdha turistike në Itali.

Spanjë: Ura Puente De Piedra

ura ura 00006

Ura Puente De Piedra njihet dhe me emrin Ura e Luanit, për shkak të katër kokave të luanëve që ndodhen mbi shtyllat e saj. Kjo urë ishte shkatërruar gjatë vërshimeve në vitin 1643, ndërsa ishte rindërtuar në vitin 1659. Atëbotë, arkitekti Felipe De Busignac, e kishte bërë zgjerimin e urës, duke i shkatërruar dy kullat e saj. Zgjerimi i urës ndërkaq, ishte ndikuar në zhvillimin ekonomik të qytetit.

Greqi: Ura e Konicës

ura ura 00007

Ura e Konicës, në Greqi, është urë e veçantë, e ndërtuar në vitin 1871. Lartësia e saj është 20 metra dhe mendohet të jetë ndërtuar nga zanatçinj shqiptarë. Ura e sotme e Konicës është urë prej guri, e ndërtuar për herë të dytë, pas një përpjekjeje të dështuar.

Bosnje: Ura e vjetër

ura ura 00008

Ura e vjetër në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës, është urë e rindërtuar e Periudhës Osmane. Ura e vjetër kishte mbijetuar 427 vjet për t’u shkatërruar më pastaj, në vitin 1993, gjatë luftës në BeH. Sot, kjo urë është rindërtuar dhe është një prej atraksioneve kryesore turistike në këtë vend.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook