Lidhu me ne

Temporal

Rama po sulmon Berishën si Enver Hoxha Ahmet Zogun

hzr

Nga Artur Zheji

Që Sali Berisha është një politikan mbi të cilin është diskutuar rreptë jo pak herë, në jo pak momente kyce kur ka drejtuar Shqipërinë, kjo tashmë nuk është ndonjë gjë e re. Viti ’97 apo viti ’98 flasin vetë. Gërdeci dhe shpërthimi vrastar që mori jetë dhe na tronditi të gjithëve, në vitin 2008, Reforma Kushtetuese antidemokratike me patericën e PS-së Ramës,  në po atë vit, humbja e fillit qeverisës, kryesisht në mandatin e dytë 2009-2013, moskontrolli  i korrupsionit në qeverisjen e vet dhe të oligarkëve që e rrethonin, dhe që sot janë sërish buzë më buzë me qeveritarët e sotëm, janë mëkate tashmë të listuara. Shto këtu ngjarjet e 21 janarit, që u menaxhuan me gjaknxehtësi dhe që praktikisht dolën jashtë kontrollit, me pasojat tragjike dhe të dhimbshme, të humbjes së  4 jetëve njerëzore. Ngjarje cila shënoi padyshim, tatëpjetën e besimit popullor ndaj tij.

Porse shumica e këtyre mossukseseve apo mëkateve janë vjetëruar në kohë tashmë. Fatmirësisht, piramidat financiare, revoltat dhe anti-revoltat e ‘97-’98-tës, duken ngjarje të një bote tjetër, të një kohe tjetër dhe të një Shqipërie tjetër. Berisha u ndëshkua asokohe, me braktisje, vetmi, izolim dhe votë kundra, për 8 vjet rresht. Madje askush nuk besonte në një rikthim të tijin të mundshëm në pushtet. Mirëpo forca e vullnetit të tij nga njera anë, përcarja e të Majtës nga ana tjetër, bën të mundur rikthimin e Bersishës,  në krye të pushtetit dhe të pothajse të të gjitha pushtetet që mund të zotërojë një njeri  i vetëm. Dhe qeverisi përgjithësisht kalueshëm katër vitet e para dhe bëri, ato mijëra km rrugë dhe infrastruktura rrugore të domosdoshme, me fanatizëm dhe determinizëm, në të tetë vitet e pushtetit të vet të gjatë.

Shqipëria u bë vend anëtare e Nato-s, kishte një Rrugë Kombëtare që lidhet me Kosovën e pamvarur, u liberalizuan vizat dhe për të parë në historinë e vendit, një President i Shteteve të Bashkuara, vizitoi Shqipërinë, duke e nxjerrë përfundimisht nga lista e zezë e vendeve të pasigurta.

Thënë të gjitha këto, kjo nuk e cliron figurën e tij nga hijet, njollat dhe dështimet. Në vitin 2013, shqiptarët dhanë një gjykim në favor të kundërshtarëve të tij. Ai u largua si Kryeministër dhe si kryetar partie.

Është aktiv dhe të nxin jetën në Kuvend. Është influent në disa institucione të rëndësishme shqiptare. Nga Shërbimet Informative, Gjykata dhe deri në Presidencë.

Është pra një kockë e fortë dhe e “hidhur”. Një opozitar i “pashpirt” dhe me “guxim patologjik”, që shpall dhe denoncon skandale. Duke përmendur emra personazhesh të rrezikshëm, duke krijuar jo pak siklete për qeverinë aktuale.

Nga denoncimet për krimin e organizuar, tek flirtet e segmenteve të caktuara me to, te trafiqet dhe deri te korrupsioni që është në rritje të dukshme dhe të pakontrollueshme, në politikën e koncesioneve dorëcpuara të qeverisë aktuale.

Atëhere?!

Cafrë po shohim në vend të vetëpastrimit apo tendencës për të bërë katharsis brenda vetes të pushtetit të ri?

Makineria e organizuar mirë mediatike dhe politike proqeveritare, e cila rreshton, perifrazon, stimulon, financon, egzalton dhe edhe krijon nga hici, të vërteta, shpifje, ekstrakte historike dhe biografike të Berishës, shpesh jashtë cdo konteksti, ka ndërmarrë një ofensivë të vërtetë 360 Gradë kundër tij.

Shtrohet një pyetje “naïve”:

Ky sulm i përgjithshëm kundër Berishës, cfarë është dhe cfarë fsheh në të Vërtetë?

Është një Dëshirë për të vendosur Drejtësi?

Me sa di unë dhe jo vetëm unë, Drejtësinë e vendosin akoma Gjykatat në Shqipëri!  Këto që janë dhe kështu si ato janë katandisur. Për këtë edhe Berisha është padyshim bashkëfajtor. Ndoshta reforma do ta përmirësojë këtë gjë. Të shohim!

Porse sulmi i përgjithshëm ndaj Berishës, është me regji  të fshehur por të kuptueshme politike. Këtë vetëm marrokët dhe qorrat e paguar që bërtasin në emër të moralit më shumë se kushdo tjetër, bëjnë sikur nuk e kuptojnë! Dhe kjo rregji politike, që ka bërë me vete dhe mjaft ish mbështetës të tij, ka  të paktën 3 qëllime kryesore:

E para, të Keqes që mundon këtë vend prej 25 vitesh, duhet ti vihet vetëm një emër dhe këtij emri duhet ti bashkangjitet vetëm një fytyrë! Një fytyrë qe vizatohet me art, si vrasëse, e sterrosur, e egër, e egzagjeruar!

Duhet pra një tabelë qitjeje, që opinioni publik shqiptar, ky farë opinioni që ne kemi, edhe për cdo psherëtimë të sotmes, të kthejnë vështrimin e të mallkojnë “bëmat” e djeshme të Sali Berishës!

Edhe kur sot qan fëmija, edhe kur sot vdesin pacientët spitaleve, edhe kur sot vidhet populli, edhe kur sot korruptohen tatimorët, edhe kur sot vdiset nga aksidentet, edhe kur sot mungon pjata e ngrohtë e supës me mish në mijëra tavolina të varfëra, e ka fajin që dje, para tre vitesh, Sali Berisha!

A është kjo një tallje e madhe me inteligjencën e këtij populli?! Pa hequr një gram nga mëkatet e djeshme, autentike apo të sajuara, të politikanit Berisha.

E dyta. “Regjia”,  mendon se duhet një Alibi. Duhet pra një shpegim, ose më saktë një justifikim, se pse shumë gjëra nuk shkojnë në drejtimin e duhur dhe në drejtimin e shumë pritur dhe të shumë dëshiruar, për shumëkënd, Sot?

Nuk ka rëndësi pra nëse mjaft gjëra kanë rrëshqitur nga duart Sot, nuk ka rëndësi nëse e besojmë ose jo, që mbrapshtitë që shohim lart e poshtë, janë të qëllimshme apo të paqëllimshme! Janë nga babëzia apo nga padija!

Por jo, duhet që në një mënyrë ose në një tjetër, të drogohemi me overdozën e fjalëve, se edhe sot po vjedhin biznesmenët  e Saliut. Se nuk po vidhet nga proqeveritarët kamaleonë, por po mbushen akoma gropat e Berishës!

E treta, është krijimi i Mitit, që pa u larguar nga skena politike Sali Berisha, ky vend nuk ka qetësi dhe paqe. Madje nuk mbin as lulja në pyll dhe as nuk këndon as zogu në pemë! A thua se nuk u ndërruan me qetësi dhe rregull pushtetet, në vitin 2013!

Ndërkohë që humbësit dolën qetësisht nga zyrat dhe fitimtarët hynë në zyrat e shtetit! Simbas Ligjit dhe Kushtetutës!

Ku dalim kështu?

Asgjëkundi ku ja vlen të jetohet mirë e me qetësi, mendoj!

Kjo më kujton demonizimin që regjimi i kaluar i Hoxhës, bënte për Ahmet Zogun! Bartësi i të gjitha të këqijave kombëtare, thirrej aso kohe ai! Vrasës, maskara, tradhëtar, hajdut, i përdalur!

Qëllimi?

Për të ngritur mitin e të Keqes dhe për të krijuar atmosferën surreale, se pas Errësirës vjen Drita!

Se mbas të Keqes vjen e Mira! Dhe për këtë të Mirë, mund të haje në emër të popullit, edhe një plumb ballit apo edhe një plumb mbas qafe!

Dhe ne, brezi ynë,  e pamë se cfarë e Mire erdhi më pas. Dhe vetëm e pëshpërisnim. Si shumë kush po e pëshpërit sot nga një frikë e ende e butë, por sidoqoftë e pranishme!

Por kjo është Paradhoma e një të Keqeje shumë më të madhe, se sa e “keqja reale e Berishës që ishte”, si një hipnozë mediatike për të mos parë të keqen e sotme, kudo ku ajo shfaqet.

Është instalimi i një Gënjeshtre të ekzagjeruar dhe të emfatizuar, për të fshehur bythën e zbuluar të jo pak turpeve dhe dështimeve!

Të Sotme!/ Opinion.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore4 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar4 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix4 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar4 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar4 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook