Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga ministria e Integrimit për “Ditën e Europës”. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, por vëmendjen e fotografëve dhe kamerave e ka rrëmbyer stili me të cilin ishte veshur kryeministri.
Zakonisht janë gratë e politikanëve ato që komentohen dhe ngacmojnë vëmendjen me veshjet e tyre, por të jesh bashkëshortja e Edi Ramës, duhet të privohesh nga kjo mundësi. Si një feshionist i sprovuar, kryeministri shqiptar ia del që edhe në paraqitje zyrtare të duket i veçantë.
Siç duket dhe në foto, Rama u shfaq në Ditën e Europës, me një xhaketë me jakë të stilizuar dhe me pesë kopsa, duke ngjasuar më shumë me një prift se sa me një politikan.
Njerëz pranë kryeministrit thonë se ai shpenzon shumë kohë, por mbi të gjitha shumë para dhe ka një rrobaqepës special që vjen nga Milano për të bërë me porosi veshjet e udhëheqësit shqiptar. Me një burrë të tillë, grave vështirë t’u vijë radha për të qenë në shkëlqimin e duhur të haute couture. /Lapsi
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu