Lidhu me ne

Kryesore

Mos u lani në Bunë, është shumë pis

Buna është lumi që këtë vit duhet t`i qëndrosh larg. Askush nuk mund të përdorë ato ujëra dhe as brigjet që nga kjo kohë e në vazhdim ndërsa alarmi jepet nga një zë që vjen nga shëndetësia. Të dhënat janë alarmante kur kujtojmë se Buna është një nga lumenjtë më të bukur të vendit tonë, ndërsa asnjë zë zyrtar nuk bën me dije ndonjë masë konkrete për ndërhyrjen që mund t`i bëhet për të ndryshuar fatin e ndotjes së atij lumi. Burimet nga sektori i Higjienës në Shkodër tregojnë se duhet të qëndrohet larg këtë vit, ndërsa është mësuar se për pastrimin kostoja është aq e lartë sa pushteti vendor e ka të pamundur ta zotërojë, ose të paktën ky është pretendimi i zyrtarëve lokalë.

Ndotja

Qytetarët shkodranë nuk duhet që këtë sezon turistik të lahen në ujërat e lumit Buna pasi ai është i ndotur dhe rrezikon epidemi. Kjo pohohet nga shefi i higjienës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër, Burim Gjyli, i cili shpjegon se ujërat e lumit Buna kanë ndotje të konsiderueshme nga rrjedhja në to e ujërave të zeza, por dhe nga mbeturinat që hidhen aty. Shkarkimet e ujërave të zeza në lumin Buna kanë sjellë ndotje dhe këshillohen qytetarët që të mos lahen në këtë lumë por t`i drejtohen vendeve të tjera në qytetin e Shkodrës siç janë liqeni dhe lumenjtë Drin e Kir, të cilët janë të pastër.

Sipas mjekut Burim Gjyli ndotja e lumit Buna është një problem mjaft shqetësues dhe pastrimi i tij kërkon një kosto të lartë dhe të pamundur. Aktualisht në këtë lumë ka derdhje të shumta të ujërave të zeza që vijnë nga centralet që punojnë me kapacitet të plotë dhe kanë rrjedhje të mëdha. Ndaj është mirë që gjatë sezonit veror të mos përdoret për të bërë plazh ditor lumi Buna. Lidhur me liqenin e Shkodrës, Gjyli shton se ujërat e zeza nuk derdhen më aty dhe ky problem konsiderohet i zgjidhur. Këto ujëra derdhen vetëm në Bunë dhe përveç kësaj ky lumë ka dhe ndotje nga mbeturinat urbane që derdhen në të gjithë gjatësinë e tij.

Në sezonin veror analizat e ujërave të Shkodrës bëhen çdo një javë, ndërsa në pjesën tjetër të vitit ato bëhen një herë në tre muaj, shton shefi i higjienës. Ndotja e lumit Buna nuk është e re, pasi prej vitesh ky lumë ka patur derdhje të ujërave të zeza si dhe hedhje mbeturinash që tashmë janë shtuar. Kjo ka sjellë që edhe pedonalja buzë molos së këtij lumi, e cila frekuentohet mjaft nga qytetarët e Shkodrës të afrojë kushte jo të përshtatshme ajri pasi ai rezulton të jetë i ndotur. Dëmi ekologjik këtu është i dukshëm, pasi kjo pjesë është kthyer në një moçal, ku ujërat e zeza dallohen me sy, ndërsa era e rëndë e shton së tepërmi ndotjen. E si të mos mjaftonte kjo, në këtë pjesë nuk mungojnë as mbeturinat urbane që hidhen aty duke e rritur nivelin e ndotjes. Afrimi i stinës së ngrohtë dhe rritja e temperaturave e bën të padurueshme situatën.

Bypass-i

Mospërfundimi i bypass-it të Shkodrës po prish imazhin e pedonales se Urës se Bunës dhe po i shkakton një dëm ekologjik liqenit të Shkodrës. Hedhja e mbeturinave në afërsi të këtij bypass-i është një problem shqetësues. Një shqetësim të tillë e shfaqin edhe qytetarët e Shkodrës, të cilët, teksa kalojnë në pedonale, përballen me një pamje të shëmtuar të këtij bypass-i që ka mbetur i papërfunduar. Pamja e bypass-it aktualisht ngjason me një shesh ndërtimi të braktisur, ku vendin e makinerive kanë nisur ta zënë mbeturinat që përfundojnë në Liqenin e Shkodrës. Nga dita në ditë, ky bypass vetëm sa po degradohet dhe i vetmi funksion qe po kryen është krijimi i moçaleve dhe grumbullimi i mbeturinave të hedhura nga banorë dhe biznese të zonës.

Capture14

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook