Lidhu me ne

Temporal

“Në Turqi mbizotëron frika, pushteti i mbyll gojën opozitës dhe gazetarëve”

Orhan-Pamuk-441x620

Pëgjithësisht jam një person që thotë “Në rregull, mund të diskutojmë, por mundësisht vetëm për tema që kanë të bëjnë me letërsinë. Mirëpo, çfarë mund të bëj në një situatë të tillë? Tashmë është e pamundur që të flitet vetëm për letërsinë. Atëherë le të flasim për çështje që kanë të bëjnë me politikën”. Ai është shkrimtar i përmasave bëtorërore dhe mbi të gjitha një njeri tepër kurajoz. Orhan Pamuk, tashmë 64 vjeç, fitues i çmimit Nobel në letërsi para 10 vitesh, padyshim një ndër shkrimtarët më të mirë turq, i cili në të kaluarën është kërcënuar me jetë për shkak të deklaratave të tij mbi çështje të tilla si ajo e genocidit ndaj armenëve dhe masakrave ndaj kurdëve. Në intervistën e tij për “La Repubblica” nuk shfaqet aspak i rezervuar në ato që thotë, përkundrazi tregohet mjaft i hapur dhe bën një analizë “pa dorashka” të situatës komplekse në të cilën po kalon Turqia. Autori i romanit më të fundit “Një ndjesi e pazakontë në mendjen time”, (i botuar së fundmi dhe në gjuhën italiane nga Einaudi), ai sapo ka shoqëruar në sallën e gjykatës së Stambollit, akademikun Murat Belge, një eseist dhe shkrimtar i shquar, por që për fat të keq njihet shumë pak jashtë Turqisë, autori i shumë librave dhe një nga studiuesit më të mirë mbi çështje që kanë të bëjnë me influencën e ushtrisë në jetën politike të Turqisë. Belge akuzohet nga presidenti konservator i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan për fyerje ndaj tij në artikujt e tij të botuar në të përditshmen turke “Taraf”. “Një akuzë e tillë është e pakuptimtë, shprehet Pamuk. Unë e njoh shumë mirë Belge. Ai është një nga studiuesit më të rëndësishëm dhe më seriozë të vendit tonë. Përveçse është një mik shumë i ngushtë i imi, kam mbi 50 vite që lexoj më ëndje artikujt e tij dhe kam mësuar shumë prej tij”.

Atëherë cilat janë akuzat e ngritura ndaj tij?

 E gjitha nuk ka të bëjë fare me fyerje apo ofendim të Presidentit. Çështja është shumë më e thjeshtë. Kërkohet t’i mbyllet goja çdo zëri opozitar, opozitës politikë në vend dhe synohet të goditet liria e mendimit dhe e shprehjes. Përmes këtyre veprimeve synohet që të frikësohet publiku dhe në vend të mbizotërojë ndjenja e frikës deri në atë pikë sa askush të mos guxojë të kritikojë qeverinë.

Po ju nga se keni frikë?

 Personalisht nuk i druhem asgjëje. Nuk kam aspak frikë për veten. Por, sigurisht ndihem i frikësuar për të ardhmen e vendit tim, për miqtë e mi, për turqit laikë, intelektualët e vendit tim dhe të gjithë ata që mbështesin proceset integruese të vendit tim.

Liria e mendimit dhe e shprehjes është më e vështirë dhe më e pamundur në Turqi?

Personalisht jam shumë i shqetësuar për lirinë e shtypit dhe medias. Frika sidoqoftë ndikon tek gazetarët që kritikojnë qeverinë. Ata përballen me kërcënime të vazhdueshme për largime nga puna dhe mbyllje të gazetave dhe mediave të tyre. Vitet e fundit, qeveria jonë, po humbet çdo ditë e më shumë ‘fytyrën’ e saj liberale dhe po rrëshqet drejt autoritarizmit dhe po tiranisë.

Por ju e dini që kjo tashmë i përket së kaluarës, në rastin tuaj, apo jo?

 “Po, por jam lodhur duke shkuar në gjykata për të mbrojtur veten time apo miqtë e mi. Këtu (në Turqi) flitet shumë për Turqinë e re. Atëherë, dua t’i pyes, kjo është Turqia e re? Një vazhdim i asaj të vjetrës?! Një vend që dënon shkrimtarët?!”. Rastet janë të shumta dhe janë shndërruar në diçka normale në vendin tim. Gati 2 mijë persona, ndër të cilët edhe studentë, po përballen dhe akuzohen për fyerje të Presidentit dhe po përballen me këto akuza në gjykatë. Murat Belge është vetëm rasti i fundit. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Xhengiz Chandar (Cengiz Candar), i cili rrezikon të dënohet me disa vite burg me të njëjtën akuzë. Ose siç është rasti i drejtorit të gazetës “Cumhuriyet”, Xhan Dyndar (Can Dündar), i cili botoi një artikull investigues për trafikun e armëve drejt Sirisë dhe përfshirjen e shërbimeve sekrete turke në këtë trafik. E gjitha kjo ngjan me një dallgë që rritet dhe që akush nuk mund ta ndalë dot.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Ju lutem, mos më pyesni çfarë do të ndodhi në të ardhmen. Ajo që po ndodh tani është mjaftueshëm dëshpëruese.

Turqia dhe Europa, sapo kanë përfunduar një marrëveshje shumë të rëndësishme për liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në Europë. Ju kënaq ky fakt?

Po, jam shumë i lumtur për këtë hap të rëndësishëm për heqjen e vizave. Por, nga ana tjetër më shqetëson fakti se mund të lindin mosmarrëveshje të tjera ndërmjet një qeverie turke gjithnjë e më autoritare dhe Bashkimit Europian, sepse kjo është një marrëveshje shumë e vështirë për t’u realizuar. Duket sikur europianët nuk duan të kenë rreth tyre, apo në mesin e tyre, sirianë dhe aziatikë dhe së fundmi as kurdë apo turq. Dhe kjo nuk është aspak një ndjesi e mirë.

Sipas jush, çfarë duhet të bëjnë vendet e Bashkimit Europian?

Si fillim, duhet të mbajnë një qëndrim më serioz në raport me Turqinë, pikërisht për çështje që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut. Ata, po përpiqen me të gjitha mënyrat që të arrijnë një marrëveshje me Ankaranë për emigrantët. Shpresoj që liderët europianë, kur të shtërngojnë duart me homologët e tyre turq, t’u rikujtojnë atyre respektimin e lirisë së fjalës dhe të drejtat e jeriut. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe drejtuesit e tjerë eurpianë nuk duhet të përqendrohen vetëm tek çështja e krizës së refugjatëve sirianë, por të diskutojnë dhe të ushtrojnë presion mbi qeverinë tonë dhe për për problemin e demokracisë në vend.

Shumë mirë. Sipas jush, si po sillet Europa me krizën e refugjatëve?

 Europa, përmes mureve që po ngre rreth vetes, po gërryen, çrrënjos kriteret e saj me vlerë. Po

Turqia? Përsa i përket çështjes së menaxhimit të krizës së refugjatëve, nuk kam arsye që të kritikoj qeverinë tonë. Nuk kam arsye të fajësoj askënd në vendin tim. Për një periudhë relativisht të gjatë kohore, Ankaraja është lënë e vetme në përballimin e barrës së miliona refugjatëve të ardhur nga jashtë: ajo është e ka përballuar e vetme të gjithë këtë fluks. Sjellja e Turqisë në këtë rast meriton të gjitha lëvdatat.

Erdogani dhe dorëheqja e Davutoglusë

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka paralajmëruar se nuk do të garojë sërish për drejtimin e partisë udhëheqëse AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) në Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë. Në një fjalim të mbajtur pas takimit me presidentin Recep Tayyip Erdogan, Davutoglu ka thënë se nuk do të “thotë as edhe një fjalë” kundër “vëllait dhe mikut” Erdogan, të cilit i është referuar me “presidenti ynë i respektuar”. Pavarësisht kësaj, ai ka shtuar se vendimi i tij për të mos garuar për rizgjedhje “nuk ishte zgjedhja e tij, por domosdoshmëri”. Davutoglu më herët ka kritikuar disa nga vendimet e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, të cilën e udhëheq vetë, se nuk ishin të bashkërenduara me të. Por, arsyet prapa dorëheqjes së planifikuar të Davutoglut janë më të thella. Davutoglu u bë kryeministër kur ishkryeministri, Erdogan, vendosi të garojë për president në gusht të vitit 2014. Erdogan fitoi zgjedhjet, por presidenca që ai e trashëgoi, nuk është ende një institucion për të cilin ai ka lobuar për shumë vjet. Erdogan asnjëherë nuk i ka fshehur planet e tij për të ndryshuar Kushtetutën e Turqisë, që parasheh një president me post të dobët dhe një kryeministër të zgjedhur nga parlamenti, bazuar në matematikat zgjedhore. Erdogan dëshiron “sistem presidencial”, të kontrolluar nga një njeri, nga presidenti, në vend të një “sistemi parlamentar” ku presidenti është një figurë simbolike që ndan medalje.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix1 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix1 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix1 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar1 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet1 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore1 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook