Lidhu me ne

Kioske

Ja cili ishte profesioni më i paguar në Shqipëri për vitin 2015

Profesioni që siguron pagën më të lartë mesatare në vitin 2015 rezulton ai i specialistit të teknologjisë së informacionit. Instituti i Statistikave ka zbardhur strukturat e pagave në Shqipëri për vitin 2015, nga ku rezulton se më të paguarit janë specialistët e teknologjisë së informacionit. Sipas të dhënave të publikuara, paga mesatare bruto për këtë profesion në vitin 2015 ishte afro 89 mijë lekë në muaj.

Pozicione të tjera që sigurojnë pagesa të larta janë ato të drejtuesve administrativë e komercialë, me rreth 84 mijë lekë në muaj dhe kategoria e specialistëve të administrimit të biznesit, me 81 mijë lekë në muaj. Pagat e profesionistëve të shëndetësisë dhe arsimit ngelen ende në nivele relativisht të ulëta.

Sipas INSTAT-­it, në 2015-­ën, paga mesatare për një mjek ishte 52 mijë lekë në muaj, ndërsa për një arsimtar rreth 56 mijë lekë në muaj. Punët me paga më të ulëta në ekonomi janë ato në bujqësi, ndërtim dhe në industrinë përpunuese, rreth 20­30 mijë lekë në muaj.

Paga mesatare mujore bruto është më e ulët për grupprofesionet ku niveli i aftësive të kërkuara është i ulët, të tilla si: prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare; punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë; ndihmës në përgatitjen e ushqimit.

Paga më e ulët vërehet në grupin e punëtorëve të transportit dhe magazinimit, të cilët paguhen mesatarisht 25 mijë lekë në muaj. Punëtorët e industrisë përpunuese paguhen 31 mijë lekë në muaj, ndërkohë që punëtorët në aktivitetet me ujë të ngrohtë, kanalizimeve, menaxhimit të mbeturinave dhe rregullimit fitojnë rreth 33 mijë lekë në muaj.

0a16f2f5e66de89507dded335551ad23

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet19 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar19 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar23 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore24 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook