Lidhu me ne

Kryesore

Të gjithë i shmangen Janullatos-it

Politikës nuk i mungon solidariteti dhe protagonizmi kur bëhet fjalë për festa fetare, madje duke i njohur vetes atributin e ruajtjes dhe promovimit të tolerancës mes besimeve. Në funksion të këtij protagonizmi, kryeministri mori me vete në Paris katër klerikë për t’i treguar botës që është politika ajo që udhëheq kohezionin mes feve në Shqipëri. Mirëpo jo gjithmonë deklarimet dhe aktet politike lexohen siç kërkon politika. Në ditën e Pashkës, presidenti i vendit, Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama kanë shmangur vizitën në selinë e Kryepeshkopatës dhe takimin me kryepeshkopin Janullatos, duke ngritur stafet dhe udhëtuar drejt Korçës, nga Mitropolia e së cilës do të përcjellin urimet e rastit. Këtë axhendë e ka ndjekur edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, që përcolli urimin në facebook. Ata rrjeshtohen në këtë mënyrë ndër ata që evitojnë të shtrëngojnë duart me Primatin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i zgjedhur në mënyrë legale dhe i pakontestuar nga besimtarët ortodoksë, përveç Nikolla Markut. Ndoshta është çështje emocionesh sepse liderët tanë duke qenë afër popullit janë edhe më të ndikueshëm ndaj idesë se kundër Shqipërisë ekziston një konspiracion i madh që fshihet nën mantelin e Kryepeshkopit. Duke qenë njëri i besimit musliman dhe tjetri i ritit katolik, mund qe punët e ortodoksisë t’ shohin me një sy tjetër, nisur dhe nga fakti që njërit i ka rënë shorti për të bërë presidentin dhe tjetrit për të bërë kryeministrin, dy detyra që lipset të justifikohen me patriotizmin e deklaratave dhe dekoratave. Sa për garniturë në selinë e kryepeshkopatës do shkojnë të dërguarit e mëkëmbësve të kombit, tip kryebashkiaku Veliaj apo ministri Klosi./Respublica

image_2016_05_01_1010_1462091867

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook