Lidhu me ne

Kryesore

Pasaporta që “tradhëtoi” Arben Frrokun

pasaporta-e-arben-frrokuit

Arben Frroku fillimisht është ndaluar më 6 mars të këtij viti, në Schipol, pranë Aeroportit të Amsterdamit, shkruan sot Panorama duke iu referuar burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Ndalimi i tij është bërë pasi nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, i është kërkuar verifikimi i dokumentacionit dhe ka pasur dyshime për vlefshmërinë. Arben Frroku mësohet t’u ketë paraqitur policëve lokalë një pasaportë dhe patentë greke, me identitetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më datë 15 nëntor të vitit 1967.

Ajo që ka ngjallur dyshime për autoritetet holandeze ka qenë afati i vlefshmërisë së pasaportës, që ishte 5 vjeçar. Në pasaportë shkruhej se dokumenti ishte lëshuar në vitin 2013 dhe skadonte në vitin 2018.

Për këtë arsye Frroku u ndalua, me dyshimet se dokumentet ishin të falsifikuara, dyshim që u konfirmua 3 ditë më vonë, më 9 mars. Sipas autoriteteve greke, ku Holanda kishte kërkuar informacion, personi me emrin Renato Tsepa nuk ekzistonte dhe pasaporta e patenta nuk ishin lëshuar asnjëherë nga Greqia.

“Më datë 9 mars, kur Holanda mori konfirmim nga Greqia për pasaportën e patentën false të Arben Frrokut, ai u zhvendos nga dhomat e paraburgimit në Qendrën Rezidenciale për Shtetasit e Huaj të Parregullt në Amsterdam. Aty do të qëndronte në pritje të identifikimit e më pas të deportimit të tij drejt vendit të origjinës, sapo të mësohej zyrtarisht. Në sistemin kombëtar holandez të gjurmëve të gishtave u krye një verifikim paraprak, por nuk u arrit identifikimi i tij. Burime nga Policia thanë dje se menjëherë pas deklaratës së bërë nga ish- Kryeministri Berisha, më 26 prill, Interpol Tirana i ka kërkuar menjëherë informacion Interpol Hagës, nëse një person me emrin Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, mbahej apo jo i ndaluar në Holandë. “Nuk kemi asnjë person të ndaluar me gjeneralitet Arben Frroku. Na duhet një format i gjurmëve të gishtave. Na jepni edhe burimin e këtij informacioni. Formati që ka Interpoli nuk mund të krahasohet me formatin e sistemit tonë kombëtar”, ishte përgjigjja zyrtare që Interpol Haga i ktheu Interpol Tiranës, më 27 prill.

Po të njëjtën ditë, rreth orës 11:00, autoritetet shqiptare u dërguan homologëve holandezë të dhënat që ata kishin kërkuar. Përgjigjja që Arben Frroku rezultonte i ndaluar ka mbërritur të enjten, më datë 28 prill, rreth orës 17:10 minuta dhe pas marrjes dijeni nga autoritetet shqiptare, ai është arrestuar” shkruan “Panorama” në shkrimin me titull “Gabimi që i kushtoi arrestimin Arben Frrokut në Holandë” të gazetares Etleva Delia

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet1 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar18 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix19 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar19 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar19 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport19 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar19 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet19 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix22 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix22 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Facebook