Lidhu me ne

Kryesore

Ne nuk i kemi votat, se po t’i kishim…

rama-26-655x356

Kryeministri, Edi Rama, deklaron se ka qenë kundër kallëzimit në prokurori që Partia Socialiste ka depozituar, për thirrjet e deputetit Sali Berisha për armatosjen e njerëzve.

I ftuar në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi, në Vizion Plus, Rama është shprehur  se ka qenë në minorancë me qëndrimin e tij për këtë cështje, pasi deklarata e Berishës nuk duhej marrë seriozisht.

Rama:  “Personazhi është gjithmonë e më qesharak dhe ajo thirrje është shprehje kuptimplotë e shterimit mendor, ezaurimit dhe depresionit të madh, në të cilin ndodhet Partia Demokratike në tërësi. Sali Berishën mund ta hetojë vetëm një sistem drejtësie i cliruar nga mijëra fijet që sot e mbajnë peng. Thirrja e Berishës ishte që njerëzit të rrëmbejnë armët dhe të mbrojnë SHQUP-in nga Reforma në Drejtësi”.

I pyetur mbi mbylljen e çështjes së 21 Janarit dhe premtimit të tij se për këtë ngjarje do të vihet drejtësia në vend, Rama tha se nuk ka qenë një premtim electoral që do të realizohej brenda mandatit të parë.

Rama: “Nuk kam thënë se do të bëjmë drejtësi në 4 vjet. Kam thënë se do t’i shkojmë cështjes deri në fund dhe do të bëjmë cmos që drejtësia të bëjë drejtësi. Nëse jam kaq I vendosur për reformën në drejtësi, një nga arsyet e brendshme është 21 janari. Por ata që kujtojnë se kjo cështje është mbyllur e kanë shumë gabim. Jam shumë kurioz të shoh se cfarë note do të marrin gjykatësit e 21 janarit, pas procesit të skanimit që do të bëhet pas reformës në drejtësi”.

Përsa i përket afateve për miratimin e reformës në drejtësi dhe “bastit” të tij se kjo reform do të votohet patjetër, Rama u shpreh se nuk ndihet sikur ka humbur ndonjë bast, pasi nuk ka vënë bast se PD do ta votojë këtë reformë.

Por për Kryeministrin, është mungesa e votave, shkaku përse reforma në drejtësi nuk është votuar ende.

Rama: “Ne nuk i kemi votat, se po t’i kishim, do ta kishim mbaruar këtë punë sot, të jeni të sigurtë. Edhe për ta cuar në referendum këtë cështje, kërkohen 94 vota dhe ne nuk i kemi. Ne do të insistojmë dhe kam bindjen se PD do ta votojë. Besoj se kjo do të ndodhë para mbylljes së sesionit parlamentar”.

Përsa i përket  polemikave mbi stadiumin e ri që do të ndërtohet në Tiranë, kryeministri përsëriti se stadium është një projekt që do tu kshtojë zero lekë shqiptarëve, duke theksuar se pavarësisht kundërshtimeve, ai do të ndërtohet brenda 24 muajve.

Rama:  “Nëse Ahmet Zogu do të kishte dëgjuar kundërshtarët e asaj kohe, ne nuk do të kishim as Bulevardin, as Ansamblin dhe asgjë nga këto që kemi sot. Ai projekt, tashmë ka marrë edhe dakordësinë e shoqatës së arkitektëve, të cilët ishin mjaft kritikë dhe sot, u shprehën se nuk kishin informacion mbi këtë projekt”.

Në ballafaqimin që autori i emsionit i ka bërë shifrave, vecanërisht atyre që lidhen me largimin e shqiptarëve jashtë vendit, kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk janë shenjë e dëshpërimit, por shenjë e ambicjes dhe dëshirës, për ta kërkuar zgjidhjen më shpejt, madje për ta kërkuar menjëherë atë.

Rama: “Edhe unë kam ikur jashtë Shqipërisë. Jo se isha I dëshpëruar, por mendoja se atje ku isha, mund t’i realizoja më shpejt ambicjet e mia. Pastaj u ktheva. Njerëzit vijnë dhe ikin dhe kështu funksionon bota sot”.

Kryeministri e ka kundërshtuar pretendimin e opozitës se favorizon kompani të caktuara, duke u shprehur se asnjë prej tyre, nuk e ka ngritur aktivitetin dhe nuk është fuqizuar në kohën kur ka qenë ai kryeministër.

Rama: “Flasim për kompani që janë në treg, përpara se Luli t’i hynte politikës”.

Kryeministri nuk ka pranuar as rritjen e korrupsionit dhe dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga disa institucione, siç raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sipas Ramës, t’i referohesh sot KLSH-së, është njësoj sikur t’i referohesh zyrës së financës së PD-së.

E vetmja gjë që Rama i njohu si “të metë” qeverisjes së tij, ishte se duhej ta kishte bërë 1 vit më shpejt, reformën në sistemin energjitik.

I pyetur nëse e sheh Ben Blushin brenda apo jashtë Partisë Socialiste, përgjigjja e Ramës ka qenë e prerë: “Nuk e shoh fare”.

Ndërsa lidhur me një aleancë me LSI-në edhe në zgjedhjet e vitit 2017, kreu i maxhorancës nuk pranoi ta vinte në diskutim dicka të tillë.

Rama: “ Nuk ka ndonjë arsye për ta vënë në diskutim, patjetër që po. Të gjithë kur martohen kanë bindjen se janë të përjetshëm, por sot që flasim, kam këtë përgjigje”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook