Aktualitet
Duhej ndërtuar jashtë Tiranës, por shteti ynë i korruptuar nuk e bën dot
Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Ora News, ka theksuar se stadiumi kombëtar duhej ndërtuar jashtë Tiranës, por kjo është e pamundur për shkak të korrupsionit dhe pamundësisë së shtetit.
Gjithsesi, Ylli e ka mbrojtur projektin e “Arenës Kombëtare”, duke u shprehur se qeveria po mban premtimet e dhëna në fushatën e 2013-ës.
“Do mendimin tim, stadiumi duhej të bëhej jashtë Tiranë, por a ka mundësi një shtet i korruptuar si ky i joni që të bënte një stadium 100 milionësh në periferi, së bashku me infrastrukturën?”,- ka replikuar deputeti me të pranishmit në studio.
Sa i përket mënyrës së zgjedhur për të ndërtuar stadiumin e ri, Fidel Ylli tha se raste të tilla të ngjashme ka në të gjithë botën.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu