Lidhu me ne

Temporal

Amerika nuk e ka papën në shtëpi

3540

*Një leksion mbi gazetarinë që Umberto Eco ia dhuroi gazetës  “l’Unità”, kur pas një mbylljeje të gjatë u rikthye në stenda në marsin e vitit 2001.

Kur lind një gazetë e re, (më mirë akoma nëse rilind në një mënyrë të re, një e vjetër) do të ishte e dëshirueshme gjithnjë që kjo gazetë të thoshte gjërat që të tjerët nuk i thonë, ose të thoshte ndryshe ato që thonë edhe të tjerat. Sigurisht të japësh këshilla është arrogante, e do të ishte më e sjellshme nëse limitohesh në ritualin e urimeve, por në fund një lexues i ardhshëm ka të drejtën të thojë se çfarë do të dëshironte. Dhe kështu po i lejoj vetes ta bëj unë, duke nisur nga një e dhënë prej së jashtmi (e kam fjalën jashtë dëshirës sime) që do më shërbejë për të shpjeguar se çfarë është ajo që nuk do të donin shumë të tjerë.

Pra, publikohet në Shtetet e Bashkuara një revistë nën kujdesin e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë e cila titullohet Korrespondenca. Në numrin e verës së vitit 2000, në një recension për shtypin në botë, shfaqet një recensë e Alexander Stille për shtypin italian. Tani ky Stille (djali i Ugos së madh) është sigurisht me baba italian por me arsimim amerikan, e sidomos ua shpjegon atë që shpjegon (dhe termat që përdor për shpjegimin) një publiku amerikan, e pra opinioni i tij mund të merret si ai i një amerikani që i sheh gjërat prej së largu.

Tani ky vizitor nga një tjetër botë rrëfen shtypin italian për amerikanët. Është një shtyp që duket si shumë pluralist, me një spektër politik që shkon nga e djathta ekstreme në të majtën ekstreme. Cilësia e komenteve (që çuditërisht publikohen në faqe të parë dhe jo në të fundit) duket e gjallë krahasimisht me atë amerikane. Bashkëpunojnë (një tjetër element që ngjall kuriozitet) intelektualët e profesorët e universitetit. Por në një vëzhgim më të kujdesshëm ky shtyp duket thellësisht i sëmurë, e përtej ndryshimeve ideologjike, monoton në shkallën depresive.

Në Itali, njerëzit i lexojnë pak gazetat, shiten më pak se shtatë milionë kopje për afërsisht gjashtëdhjetë milionë banorë. Gazetat më të rëndësishme të Romës apo Milanos kanë tirazhe pak më shumë se 600 mijë kopje, në qytetet me 3 milionë banorë dhe që të shiten janë të detyruara të ofrojnë argëtime, video, Cd.

Nuk ka rëndësi ndryshimi politik, nëse lexohen pesë apo gjashtë historitë e mëdha (siç thonë amerikanët) që dalin në faqen e parë të pesë apo gjashtë gazetave më të mëdha, janë të gjitha identike.

Tregojnë në fakt çështjet e liderëve kryesorë politikë të Romës. Një nga arsyet përse gazetat italiane nuk arrijnë të sigurojnë një bërthamë lexuesish besnikë është marrëdhënia e tyre e çuditshme “simbiotike” me pushtetin politik.

Në vend të praktikojnë gazetarinë, e për këtë të shkojnë të shohin se çfarë ndodh në zonat ku qarkullon gazeta, një numër i madh gazetarësh qëndrojnë në shkallët e parlamentit duke pritur që të shfaqet politikani apo të bëhet deklarata e ditës. “Historitë” kryesore, pra, janë një ping pong mes liderëve politikë.

Ky fiksim me arenën politike ndoshta vjen nga periudha në të cilën Italia ishte një nga fushëbetejat më të mëdha të luftës së ftohtë, kur ndryshimi më i vogël i ideve të një lideri politik mund të kishte pasoja ndërkombëtare. Por, tani, ajo që është në lojë duket të jetë vetëm pushteti personal. Kështu aftësitë gazetareske janë atrofizuar dhe gazetat shpezojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre duke ricikluar ujë të nxehtë.  Simbioza mes shtypit dhe pushtetit politik rrjedh nga raporti i ngushtë mes pronarëve të gazetave më të mëdha dhe klasës politike. Bota e biznesit varet nga vendimet qeveritare dhe së fundmi, pronari i një gazeta ka thënë se për të qenë protagonist në fushën ekonomike është e nevojshme të zotërosh një gazetë.

Në këtë pikë, Stille tregon atë që e dimë tashmë, por me një mrekullim që për ne ka problem: shpjegon se kujt i përkasin gazetat e ndryshme dhe të përjavshmet, shpjegon sesi të fuqishmit nga pikëpamja ekonomike që i zotërojnë duhet ndonjëherë të mbrohen nga qeveria për të shmangur hetime të pakëndshme, duke u ndalur në veçanti mbi sulmet ndaj “togave të kuqe” të bëra nga gazetat e grupit Berlusconi (por nuk kursen as Agnelli-n e as De Benedetti-n); pohon se e vetmja gazetë e rëndësishme ekonomike, e bërë mirë, varet nga Confindustria.

Paragrafi i fundit nis me një mbiemër që dukshëm ne, lexuesve italianë (sidomos kur në këto gazeta, edhe shkruajmë) nuk na pëlqen: flet për “ballkanizim” të shtypit italian. Nuk është politikisht korrekte, por ky është termi dhe do të thotë atë që do të thotë.

Epiteti “ballkanizim” synon të sintetizojë të gjitha karakteristikat e përmbledhura më sipër, karakteristika që duket të gjitha të çuditshme dhe të pabesueshme për lexuesin amerikan.

Në çdo rast, thuhet se ky ballkanizim varet pikërisht nga dëshira e gazetave italiane për të kalëruar frontet ideologjike, dhe për të dërguar reporterët e tyre për të komentuar atë që ndodh në pallat (si themi ne) por jo atë që ndodh në të gjithë vendin. Po e lë mënjanë pjesën tjetër,  dhe them menjëherë se kjo analizë dëshpëruese e shtypit italian nuk duhet të na bëjë të mendojmë se shtypi amerikan është më i mirë. Por, aq sa është më keq, është për arsye të kundërta, gazeta e një shteti të Midwest mbase harxhon disa rreshta për të thënë se çfarë ndodh në Uashington, por përpiqet të thojë gjithçka që ndodh në Midwest.

Nuk di se cila është më e keqe mes dy të këqijave. Kur lexoj një gazetë të keqe amerikane kuptohet pastaj përse fiton Bush. Por, përveçse këto gazeta, të mira e të këqija, i përkasin grupeve që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin ekonomik dhe politik, edhe të mirat flasin për presidentin vetëm kur është në lojë një lëvizje e rëndësishme, e nuk ëndërrojnë të intervistojnë çdo ditë dhjetë politikanë për të ditur se çfarë mendojnë për kundërshtarët e tyre (që pastaj të pyesin kundërshtarët, e kështu me radhë)

Do të shtoja që Amerika nuk e ka papën në shtëpi, e flet për të vetëm kur bën ndonjë pohim të rëndësishëm, pa i kushtuar shërbime pa kufij çdo shfaqjeje të tij në ballkonin e Shën Pjetrit.

Për më tepër, në të gjitha këto raste, që presidenti të ketë urdhëruar një bombardim në Lindjen e Mesme, që papa të ketë dënuar kulturat transgjenike apo që parlamenti të ketë votuar një ligj kundër emigracionit (të gjitha të një rëndësie të madhe) del një artikull që informon për faktet dhe kaq (me raste pasohet me ndonjë koment në faqen përballë). Ajo që të bën përshtypje në gazetat italiane është se për çdo ngjarje që përbën një farë interesi (apo për të cilën është vendosur të jetë me interes), qoftë kjo vetëvrasja e një konteshe apo grabitja e një banke, publikohen si rregull dy faqe me të paktën katër artikuj nga të dërguar të ndryshëm, e të gjithë thonë natyrisht të njëjtën gjë.

Mbërritëm tani tek dëshirat e mia. Sigurisht që dua të di nëse qeveria ka bërë ndonjë marrëveshje me shkencëtarët apo nëse ka bllokuar kërkimin shkencor, nëse Berluskoni ka zgjedhur si ministër të Arsimit publik, Bossi-n apo Maroni-n, por do të doja që gjëra të tilla të thuheshin aq sa mjafton. Për pjesën tjetër, ngjarjet romane mund të zinin një kolonë me gjërat më esenciale që mund të përfshinin edhe dy rreshtat e nevojshëm nëse patjetër do të duhet të di që papa ka pritur një delegacion murgeshash koreane. Por mjafton një kolonë. Kështu që kur të ketë vërtet ndonjë ngjarje të rëndësishme, nga ato që na bëjnë të hidhemi nga karrikja, ta vëmë re, pasi vetëm për këtë rast, gazeta ka vendosur tituj në më shumë se një kolonë.

Për pjesën tjetër do doja të dija gjithçka mbetet. Gjithçka që gazetarët sjellin duke raportuar nga terreni, e jo duke bërë shëtitje transatlantike.

A është kjo mënyra për t’i shpëtuar ballkanizimit? Një gazetë e ç’ballkanizuar do të tërheqë më shumë lexues, ose lexuesi tashmë është i helmuar e dëshiron titullin “shaka mes Amatos dhe Fazinos”, kur në këshillin e Ministrave ka pasur në të vërtetë një shkëmbim mendimesh të kundërta mbi një problem në rend të ditës, ashtu si duhet të jetë në secilin vend të civilizuar?

Megjithatë, do të doja që gazeta juaj të tentonte: ndoshta lexuesit janë më të zgjuar nga sa mendohet, ndoshta kanë nevojë për sendet argëtuese pasi nuk ndjejnë kënaqësi duke lexuar një të përditshme që, nëse një djalosh vret të dashurën e vet, mbush të paktën një faqe duke intervistuar shokët e tyre të shkollës të cilët thonë (e merrni dot me mend?) se iu vjen keq.

Më falni për ndërhyrjen, por mua epiteti “ballkanik” më ka mërzitur. A doni ta provoni?

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore3 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar3 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix3 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook