Lidhu me ne

Kioske

Popujt me “pijanecë” në botë, po Shqipëria?

b91e9ecf91b654715043b2612e296762

Shqiptarët konsumojnë shumë kohë nëpër kafene, por me sa duket jo duke pirë pije alkoolike. Në renditjen e konsumatorëve të alkoolit ne nuk futemi tek popujt ‘pijanecë’.

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi hartën dhe listën e popujve që konsumojnë më shumë alkool. Matja është bërë duke përllogaritur sasinë e vjetore të alkoolit të pastër të konsumuar nga personat mbi 15 vjeç në vit. Kështu, një shishe verë përmban mesatarisht 13 për qind alkool, që do të thotë 97.5 mililitra janë alkool i pastër në një shishe 750 mililitërshe. Po i njëjti kriter është ndjekur edhe me pijet e tjera, duke i zhveshur ato nga përmbajtësit e tjerë e duke përllogaritur alkoolin e pastër.

Në bazë të kësaj përllogaritjeje organizatës, shqiptarët rezultojnë të konsumojnë mesatarisht 7 litra alkool në vit, duke u renditur të parafundit në rajon, para Maqedonisë që konsumon 6.7 litra.

Vendin e parë në Ballkan e mbajnë rumunët me 14.4 litra në vit, ndjekur nga serbët me 12.6 litra, pastaj kroatët me 11.6 litra, bullgarët me 11.4 litra, grekët 10.3 litra, malazezët me 8.7 litra dhe boshnjakët me 7.1 litra.

Ndërkohë, në rang global rusët duket se vetëm ‘namin’ kanë, sepse në krye të listës janë ‘kushërinjtë’ e tyre, bjellorusët. Këta të fundit konsumojnë mesatarisht 17.5 litra alkool në vit, ndërsa rusët pijnë ‘vetëm’ 15.1 litra në të njëjtën periudhë.

Në perëndim, populli me ‘pijanec’, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë portugezët, që konsumojnë mesatarisht 12.9 litra. Një francez i rritur pi mesatarisht 12.2 litra alkool në vit, një gjerman 11.8 litra, një britanik 11.6 litra, një amerikan konsumon 9.2 litra, ndërsa një kanadez pi 10.2 litra alkool në vit.

Vendet ku konsumi i alkoolit është thuajse zero janë vendet e Afrikës Veriore, ato të Lindjes së Mesme dhe aziatike si Pakistani, Afganistani e shtete të tjera myslimane./TCH

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix1 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix1 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix1 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar1 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet1 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore1 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook