Lidhu me ne

Kioske

Është cilësuar si një nga pikëpyetjet më të mëdhaja të njerëzimit.

Është cilësuar si një nga misteret më të mëdhaja të njerëzimit: Buzëqeshja e famshme e Mona Lisës. Kush është, çfarë fsheh, cila ishte marrëdhënia midis saj dhe Leonardo da Vincit e shumë pyetje të tjera kanë munduar ekspertët, por edhe admiruesit e thjeshtë të artit. Dhe duket se këtij misteri i ka ardhur fundit, pas zbulimeve të reja që janë bërë.

Është Silvano Vinceti, drejtues i Komitetit Kombëtar italian të Promovimit të Historisë dhe Trashëgimisë Kulturore, ai që thotë se Leonardo përdori një modele femër dhe një model mashkull për të krijuar imazhin e Monës. Argumentet, që Vinceti ofron ,mbështeten te verifikimet e bëra trupit të Lisa Gherardinit, që pretendohet të ketë qenë modelja e piktorit për këtë portret. Ato tregojnë se nuk ishte ajo muza e vetme e Leonardos. “Pas një pune kërkimore jashtëzakonisht të kujdesshme, në të cilën kemi kombinuar metodat historike me teknologjinë më të avancuar që ekziston, më në fund ne mund të zgjidhim një mister të hershëm, atë të identitetit të vërtetë të Mona Lisës. Realiteti është se, Leonardo përdori dy modele të ndryshme. E para ishte Lisa Gherardini, e njohur si Mona Lisa del Giocondo. Modeli i dytë ishte një djalë, Gian Giacomo Caprotti, që njihej edhe me emrin Salai. Falë rrezeve infra të kuqe zbuluam gjithashtu se, në shtresën e parë të bojës në telajo, Mona Lisa nuk shihet duke buzëqeshur, por është melankolike dhe e trishtuar”, tha Silvano Vinceti, ekspert arti.

“Mona Lisa”, apo “Gioconda” siç e quajnë italianët, ndodhet sot në Muzeun e Luvrit në Paris, e mund të cilësohet ndoshta edhe si piktura më e famshme në botë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore3 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar3 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix3 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook