Aktualitet
Dikur me Bamin tani me Shullazin, negociata private
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin se ishte në dijeni të kërcënimit të rektorit Dhori Kule nga Emiljano Shullazi, bzuar në dëshmitë që Kule ka dhënë në Prokurori. Në deklaratën e bërë nga deputeti Oerd Bylykbashi bëhet edhe një analogji me rastin Durim Bami, i cili u dërgua në zyrën e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri pas shqetësimeve të ngritura nga Tom Doshi. “Z.Dhori Kule ka denoncuar në prokurori faktin se; pasi ka bërë me dije kryeministrin për këtë kërcënim, ndërkohë që ishte kërcënuar dhe kandidati për rektor, kryeministri e ka dërguar tek ministri i brendshëm, i cili në mënyrë krejt recidiviste, ashtu siç ka ndodhur edhe ca kohë më parë, kur thirri në zyrë, Durim Bamin dhe përpiqej ta zgjidhte çështjen në mënyrë krejt informale dhe të paligjshme, të dënueshme penalisht, përsëri, rektorit në detyrë, i premton se do ta zgjidhë ai çështjen dhe të gjitha provat tregojnë se zgjidhja do të ishte ajo që kjo qeveri di të bëjë më mirë”-deklaroi deputeti Oerd Bylykbashi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu