Lidhu me ne

Mix

Kujdes nga përdorimi tyre nëse doni të dukeni seriozë.

Në ambjentet e punës, çdo njeri duhet të ketë etikën e punës. Etikën, e tregoni që nga veshja, e më pas tek fjalët që përdorni gjatë komunikimit me kolegët tuaj. Ambjenti juaj i punës, sado i lirshëm të jetë, apo sado të afërt të jeni me kolegët, ka disa gjëra të cilat është mirë të mos i thoni.

Gati ose për pak

Duket sikur të gjithë e kanë fjalën e parë që ju vjen në mendjen në momentin që pyeten nëse e kanë mbaruar një punë. Zakonisht sa herë thuhet ‘gati e kam mbaruar/për pak e mbaroj’ në fakt ju as nuk e keni filluar punën e caktuar. Kështu që në vend të kësaj shprehjeje, mundohuni më mirë të tregoni progresin që keni bërë në detyrën që ju është dhënë.

Një ditë do e mbaroj

Është njësoj sikur të përdorni ‘për pak’, pra fjalët e pikës së parë. Tregon se ju nuk jeni fokusuar aq shumë tek detyra juaj dhe se nuk përbën problem për ju zgjatja e afatit të kryerjes së asaj detyre. Në momentin që përdorni frazën ‘një ditë do e mbaroj detyrën’, ju jepni direkt përshtypjen e një punonjësi që nuk interesohet aspak për mbarëvajtjen e punës.

Rëndësi ka të përpiqesh

Gjithmonë përpiqemi të arrijmë qëllimet tona, por në një pikë të caktuar përpjekja nuk mjafton. Duhet të filloni të veproni dhe jo thjesht të përpiqeni, ndryshe kolegët tuaj do të humbasin besimin tek ju. Gjithashtu nuk është diçka e mirë për t’jau thënë kolegëve, pasi duket sikur mjaftoheni me faktin që përpiqeni, pavarësisht se nuk arrini rezultatin e duhur.

Ndoshta

Kur vjen puna për të marrë vendime, të çfarëdolloj fushe, gjërat vështirësohen. Por, ky nuk është një justifikim për të përdorur këtë fjalë. Nuk mund të rini gjith kohën duke thënë ‘ndoshta’, pasi ju bën të dukeni si një njeri i dobët i cili nuk vendos dot për asgjë.

Do dëshiroja

Gjëja më e rëndësishme është të zëvendësoni fjalën ‘dëshiroj’ me frazën ‘do e bëj’. Mos konsideroni asgjë si të pamundur dhe mos harxhoni kohën duke menduar për gjërat që dëshironi, por vendosini qëllim vetes t’i arrini ato gjëra. Nëse përdorni vazhdimisht këtë shprehje në punë, do të dukeni si një person i cili e pret çdo gjë ti vijë pa bërë asnjë përpjekje./ Mashable

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Mungesa e gjumit/ Si ndikon në shëndetin tuaj. Sa orë gjumë duhet të bëjmë!

Kur nuk flini mjaftueshëm gjumë, mund të ndiheni të lodhur dhe të lodhur për të kaluar ditën, apo jo? Por,...

Kryesore14 orë më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Kryesore19 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar19 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix19 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar19 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix19 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar19 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport19 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime20 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Facebook